Mesila Doda “kundërshton”
vendimin e Bashës për bojkotin

Mesila Doda “kundërshton”<br />vendimin e Bashës për bojkotin
TIRANE- Deputetja demokrate Mesila Doda shprehet e bindur se do ta mbrojë ligjin e saj për Lustracionin në Kuvend, pavarësisht se ditën e djeshme, kryetari i opozitës dha një mesazh të qartë se kushdo që thyen këtë vendim politik do të përjashtohet nga partia demokratike. Duke ju referuar rastit të Mesila Dodës, një zëri kritik brenda radhëve të së djathtës, shefi opozitës tha se nëse nuk i përmbahet vendimit të PD, atëherë do të bëhet ajo që bëhet në çdo parti. Por mesa duket Mesila Doda nuk është dekurajuar nga kjo deklaratë.
 
Pavarësisht se projektligji i sjellë në Kuvend para disa ditësh nga demokratja Doda dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ende nuk ka hyrë në procedurat parlamentare, pozicioni i Mesila Dodës në raport me Partinë Demokratike, varet nga raporti i opozitës me Parlamentin dhe kohën se kur Kuvendi do të vendosë për shqyrtimin e këtij drafti.
 
Opozita dhe kreu demokrat Basha e kanë bërë të qartë se nuk do të hyjnë në parlament nëse qeveria nuk plotëson një seri kushtesh, teksa mandatet e deputetëve të saj digjen në javën e 3 të janarit, atëherë dhe kur fillon rishtaz Parlamenti.

Mesila Doda reagon pas deklaratës së Bashës: Asnjë shqetësim
Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, për bojkotin e opozitës dhe për deputetët që e thyejnë atë, ka reaguar deputetja demokrate. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, deputetja demokratë thotë se nuk ka ndryshim nga qëndrimet e shprehura nga PD, ndërsa thotë se tashmë “Ligji për hapjen e dosjeve dhe Lustracionin sot është në Kuvendin e Shqipërisë dhe do mbrohet me çdo kusht nga deputetet dhe studentet e dhjetorit”.
 
“Te dashur miq! Ju falenderoj nga zemra per mesazhet tuaja mbeshtetese.
Asnje shqetesim!!! Ligji per hapjen e dosjeve dhe lustracionin sot eshte ne kuvendin e Shqiperise dhe do mbrohet me cdo kusht nga deputetet dhe studentet e dhejtorit. Asnje terheqje! Spiunet, sovjetet dhe terroristet e kuq duhet te largohen se kane cerek shekulli qe i marrin frymen ketij vendi.
Pas disa ditesh do kemi mundesi te festojme se bashku 8 dhjetorin. Le ta kthejme ne nje dite reflektimi mbi te kaluaren dhe te gjejme se bashku rrugen e se vertetes duke projektuar nje te ardhme larg dhunes, paligjshmerise, korrupsionit dhe klientelizmit. E ardhmja duhet te ndertohet ndryshe!”, shkruan deputetja demokrate Mesila Doda në “Facebook”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur