TIRANË - Mesila Doda ka pranuar humbjen e PD në Facebook. Ajo ka theksuar se "kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit '97". Më tej, Doda ka shprehur mundësinë në të ardhmen "për të reflektuar mbi votën e shqiptarëve" dhe se "në çdo ditë të jetës sime dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit '90".
KOMENTI I PLOTË I MESILA DODËS
"Totus tuus!!! Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit 97'. Të dashur militantë, simpatizantë të PD....ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t'ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit '90. Ne jemi dhe do jemi forca, që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve, që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!! Totus tuus!!!"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com