Mesila Doda thyen "perden e
hekurt" të bojkotit të opozitës

Mesila Doda thyen "perden e<br />hekurt" të bojkotit të opozitës
Pas protestës së 22 nëntorit me sa duket opozita nuk është më e unifikuar sa i përket bojkotit ndaj institucionit të Kuvendit. Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, gjatë ditës së djeshme ka lënë mënjëanë perden e hekurt  të bojkotit të opozitës dhe ka qenë e pranishme në ambientet e Kuvendit. Teksa deputetja demokrate kalonte në korridorin e Kuvendit për t’u ngjitur në zyrën e saj, pati një shkëmbim batutash mes saj dhe deputetëve socialist.

Me t’a parë në korridor disa deputetë socialist, iu drejtuan deputetes demokrate duke i thënë “Hë Mesila e theve bojkotin?”, dhe ajo u përgjigj duke thënë se: “Unë gjithmonë e kam thyer”.

E gjithë kjo kthesë e disa zërave konstruktiv brenda Partisë Demokratike nuk tingëllon dhe aq e rastësishme. Por vjen njëzëri si një fraksion i ri që po lind brenda selisë blu, si zëri ndryshe.

Janë një grup deputetësh të cilët udhëhiqen nga fryma e modelit politik të Sokol Olldashit. Një filozofi e tillë është ngritur prej kohësh brenda PD-së, por tani mesa duket po merr jetë si duhet.

Vetëm dy ditë më parë, deputeti demokrat Astrit Patozi deklaroi nga emisioni e “E Diell” se Partisë Demokratike nuk i duhet një model politik si ai i ish-kryeminstrit Berisha. “Kur flas për një “model Olldashi”, nënkuptoj atë që njerëzit janë të lodhur me hipokrizinë politike e cila manifestohet sidomos tek patetizmi i politikanëve që pretendojnë se janë për të hyrë në histori”, deklaroi Patozi.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën