Mësimi me dy turne, Veliaj: Jo veç
 shkolla të reja, godina me këste

Mësimi me dy turne, Veliaj: Jo veç<br /> shkolla të reja, godina me këste
Bashkia e Tiranës nuk do të ndërtojë vetëm 1 ose 2 shkolla në vit, por do të përdor një projekt të ri për të shmangur mësimin me dy turne. Gjatë mbledhjes së parë për konstituimin e Këshillit Rinor të qytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se godinat e shkollave do të paguhen me këste.
 
Kryebashkiaku tha se me buxhetin që ka bashkia, mund të bëhen 1 deri në 2 shkolla në vit, ndërkohë që në Tiranë 89 shkolla operojnë me dy turne. “Ajo që kemi propozuar është që atë fond modest që ka bashkia të mos e përdorë për 1-2 shkolla, por për 20 shkolla. Kjo shumë të ndahet me këste vjetore, që ne të sigurohemi që godinat i marrim më shpejt, por ama i paguajmë ndër vite me atë fond”, tha Veliaj.
 
Ai u shpreh se kjo është një mënyrë e mirë për të gjetur zgjidhje për situatën kur buxheti është i ngushtë. Po ashtu Veliaj  ftoi  të rinjtë që t’i bashkohen nismave të Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë ndihmë fëmijëve në nevojë si dhe për të mbajtur pastër qytetin. “Ne kemi një nismë për të dhuruar 1500 paketa ushqimore dhe dhurata për fëmijët jetim, për ata me ndihmë ekonomike, për komunitetin rom dhe aty ku shohim se ka nevojë”, tha Veliaj.
 
Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me të rinjtë e qytetit , kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Këshilli Rinor i cili ka në përbërje 70 përfaqësues nga gjimnazet, fakultetet e organizatat rinore, do të konsultojë çështje të caktuara që kanë lidhje me rininë, para se ato të bëhen pjesë e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)