Mësimi me orë të shkurtuar dhe me turne, zv.ministrja për Report Tv: Prindërit të bëjnë durim, vendimi do rishikohet pas të rivlerësohet situata e COVID

TIRANË- Ky vit i ri shkollor, në një kohë pandemie, ka nisur jo vetëm me emocionin e fëmijëve për rikthimin në bankat e shkollës, por edhe me pakënaqësinë e prindërve për mësim që zhvillohet në turne dhe me orë të shkurtuar. Orët e mësimit janë 30 minuta, por me 15 nxënës në klasa dhe jo 30 apo 40 siç kanë qenë më parë dhe kjo për Ministrisë e Arsimit ndihmon për një mësimdhënie dhe mësimnxënie të mirë në kohë pandemie, duke marrë parasysh kushtet.

"Ne po flasim për këtë vendimmarje për këto shkolla që bëjnë mësimin me turne, në bazë të vlerësimit të ekspertëve nga detyrojnë që të zbarojmë këtë skenar. Por ky do të ndryshojë, procesin mësimor e kemi për ta realizuar, do bëhet me 45 minuta kjo është okay për ata shkolla, 78%. Por pjesa tjetër, nuk janë më shumë se 15 nxënës në klasë dhe nuk është një lloj që një mësues do merret me 30 veta për 45 minuta, ndërkohë që tani për 30 minuta për 15 nxënës, dhe prandaj ora mësimore do të arrijë atë që duhet. Është një punë shumë e madhe e mësuesve , por edhe mirëkuptimin me prindërit kjo është mënyra më e mirë e ruajtjes së shëndetit të tyre", tha ajo.

Përtej mirëkuptimit, zv.minstrja e Arsimit, Nina Guga për Report Tv përballë gazetares Migena Sotiri, tha se vendimi do të rishikohet, sapo të bëhet një rivlerësim të situatës së COVID.

"Kështu po ndodh edhe për prindërit, kanë vështirësitë e tyre, e mirëkuptojmë dhe nuk e paragjykojmë  dhe të drejtën e tyre për të reaguar, por duhet të jemi pak më të duruar, që në radhë të parë ta vëmë theksin te shëndeti, pasi të vlerësojë Komiteti Teknik situatën, ne do e rishikojmë vendimin", tha ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se mësimi me turne po zhvillohet në 22% të shkolla, pra sipas saj një pjesë e madhe e nxënësve po zhvillojnë mësim normal, ku theksi është vënë te shëndeti dhe në këtë rast dija ka kaluar në plan të dytë, por sigurisht parësore.

"16% me 2 turne, 6% me katër turne, kjo vjen kryesisht në zonat e qendrës ku numri i nxënësve është më i madh,jemi të detyruar që të zbatojmë këtë skenar, ku ora e mësimit do të redukohet nga 45 deri në 30 apo 20 minuta. Në duam të ruajmë shëndetin e nxënësve dhe zinxhir e kontaktit. Le ta bëjnë me rrotacion, jo vetëm një grup t'i takojë vetëm turni i paradites apo pasdites. Të marrim dhe mendimin e prindërit", tha zv.ministrja.

Guga u ndal edhe në 2 problematike me të cilat është përballur sistemi shkollor, që është largimi i një pjesë të konsiderueshme të fëmijëve nga shkollat publike në ato provate, pikërisht për shkak të mësimit me turne dhe orëve të shkuara dhe asaj të mbylljes së disa shkollave. Sa i përket çështjes së parë, Guga nuk dha një shifër konkrete se saa është numri i fëmijëve që kanë kaluar në privat, por tha se këto shkolla sigurisht që kanë kushte më të mirë që u ofrojnë nxënësve. E ndërsa sa i përket mbylljes së shkollave, ajo tha se kjo është bërë pasi ato godina përbërin rrezik, megjithatë garantoi se nxënësve dhë mësuesve që janë transferuar në shkolla të tjera më të largëta në distancë, u paguhet transporti.

"Në shkolla private ka një numër më të vogël, kanë ambiente që edhe në rastin e ndarjes në grupe, kanë hapësirat e duhura dhe këto janë kushtet, ashtu si ne e kemi kushtet në zona jashtë qendrës, që ne e sigurojmë. (...) Kemi qenë të detyruar që të mbyllim ato shkolla që godinat nuk ishin të sigurta, kjo ka bërë që një pjesë e nxënësve të transferohen dhe kanë kaluar në këto shkolla të tjera, dhe si shkolla të bashkuara apo vartëse, ndërsa nga zyra arsimore është siguruar transporti", përfundoi Guga në Report Tv.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg