Mësimi online i bëri nxënësit dembelë, problematika të theksuara në formim! Rënie më e madhe në shkencat ekzakte! Nxënës dhe mësues: Duhet shumë për të rikuperuar

Mësimi online por edhe orët e shkurtuara në pandemi ka bërë që nxënësit të mos i marrin seriozisht librat dhe sipas mësuesve ata janë kthyer në dembelë. Rezultatet më të dobëta nxënësit po i shfaqin kryesisht në lëndët ekzakte

“Kam humbur me kalimin e kohës edhe notat. Më mirë kam qenë tek matematika, i kam pasur me nënta dhe dhjeta ,ndërsa tani me teta dhe shtata”, shprehet për Report Tv një nxënës. 

“Më shumë vështirësi kam pasur tek Dituria dhe Qytetaria,por dhe në matematikë.”-thotë një tjetër.

Mësuesit mendojnë se rënia e nxënësve nga mësimi ka ndodhur për shkak të mësimit onlinë gjatë pandemisë

Irena Biba mësuese në shkollën 9- vjeçare “Betim Muço” thotë se pandemia i ka dembelosur fëmijët. Ata kanë humbur përgjegjshmërinë e duhur ndaj mësuesve iu duhet t’i trajtojmë dhe nga ana emocionale.

“Dhe ne mësuesit na duhet të përshtatim kurrikulën, ta bëjmë atë më gjithëpërfshirëse dhe më fleksibël që ne t’i përgjigjemi çdo nxënësi për nevojat specifike që ai ka. Qoftë atij fëmije që ka vështirësi në leximin e rreshtave po themi të një pjese të lehtë për t’u kuptuar,qoftë dhe atij nxënësi që është ekselent dhe kërkon një nivel tjetër përgatitjeje", thotë mësuesja.

Një tjetër problem qe u ka kushtuar jo vetëm nxënësve,por edhe mësuesve, janë oraret e shkurtuara nga 25 min, 30 min, kur një orë mësimi normal në tërë kohët është zhvilluar për 45 min

“Mësuesi u kthye në një lektor ku duhet të përcillte njohuritë kryesore dhe ai minutazhi ku mësuesi duhet të marr feedback dhe nxënësi duhet të përvetësojë atë që ka marrë ishte i shkurtuar. Kjo gjë bëri që dhe nxënësit të bëheshin pasiv ndoshta dhe dembelë, la pastaj mangësi me një efekt të gjatë”.

Matematika është lënda ku nxënësit kanë ndeshur më shumë vështirësi këto kohë. Por me gjithë situatën e krijuar arsimtarët shpresojnë të kapërcejnë mangësitë, duke pasur parasysh edhe faktin që ekspertët e shëndetësisë deri tani nuk parashikojnë ndonjë rikthim të mësimi online.

“Çdo ditë mësuesit na kanë bërë përsëritje dhe i kemi kuptuar ato që s’kuptonim dot”, shprehet një nxënës.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar