Mesnik me mish koke
Përbërësit:
- 750 gr miell
- 1/2 kokë viçi
- 4-5 qepë
- Pak vaj ulliri
- Kripë, piper
- Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Zëmë brumin me pak ujë të vakët dhe e lëmë të pushojë. Ziejmë kokën e viçit dhe e ndajmë në copa të vogla. Në një tigan kaurdisim qepët, shtojmë copat e mishit për t’u dhënë shije, i rregullojmë me kripë e piper dhe fikim sobën. Hapim petët të cilat i pjekim pak mbi sobë ose në furrën e sobës. Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim dy petët e para. I spërkasim me lëngun e mishit dhe vendosim një pjesë nga masa e përgatitur me mish dhe qepë. Vazhdojmë kështu edhe me petët e tjera. Në fund e mbulojmë me një petë të pjekur dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.