Liga A e Ligës së Kombeve padyshim është më e forta dhe rivalët në të pas shortit janë emrat më në zë të futbollit në Evropë. Në Grupin A1 kemi emra si Franca, Italia, Belgjika apo Turqia. Nëse deri për këtë kompeticion Vincenzo Montella do jetë trajneri i Turqisë, atëherë ai do sfidojë ish-kombëtaren e tij, Italinë, me të cilën ka luajtur 20 ndeshje si futbollist.

Interesant edhe Grupi A2 me Gjermaninë, Holandën, Serbinë dhe Greqinë. Në atë A3, Spanja gjen Kroacinë, Anglinë dhe Çekinë. Kampionët në fuqi të Ligës së Kombeve, Portugalia ka përballë në Grupin A4 emra si Danimarka, Norvegjia apo Uellsi.

Shorti i Ligës së Kombeve:

Liga A

Grupi A1: Franca, Italia, Belgjika, Turqia

Grupi A2: Gjermania, Holanda, Serbia, Greqia

Grupi A3: Spanja, Kroacia, Anglia, Çekia

Grupi A4: Portugalia, Danimarka, Norvegjia, Uells


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve/ Kombëtarja e Shqipërisë pjesë e Ligës C, në Grupin C1 do ndeshet kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe San Marinos! Kosova në Grupin B3