Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Foto ilustruese

Sipas MeteoAlb: Pjesa me e madhe e territorit shqiptar do të jetë me mot të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të dominojnë në zonat bregdetare. Por gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje të pakta në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 - 4 ballë.

Europa Jugore do të vijoj në kushte të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë me vranësira të shumta dhe rrebeshe në Veri dhe Lindje. Po-ashtu dhe qendra e kontinentit do të ketë rrebesh të shoqërura me mini stuhi ere.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave