Ditët me diell i lanë vendin shirave dhe temperaturave më të ulëta.
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke sjellë reshje. Gradualisht gjatë mesditës reshjet përfshijnë dhe pjesën tjetër të vendit ku në zonat malore do ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 °C deri në 18°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Komento