Mësoni si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Mësoni si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Foto ilustruese

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë vendin tonë, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat verilindore duke sjellë orët e para të ditës reshje të pakta. Por mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rritje me 2°C sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Vranësira të dendura dhe reshje shiu mbizotërojnë brigjet e Egjeut, gjithashtu me temperatura të ulta dhe reshje dëbore paraqiten vendet e Europës Lindore. Ndërsa kthjellimet do të jenë dominuese në Europën Veriore, Qendrore dhe atë Jugore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë