Barcelona kalon me lehtësi Athletic Bilbaon dhe marshon drejt kampion në La Liga, deri tani pa asnjë humbje, me 23 fitore dhe 6 barazime. Sot katalanasit fituan 2-0, me dy gola të shënuara në pjesën e parë dhe tani Barça shkon në +11 pikë nga Atletico Madrid.

Paco Alcacer shënoi në minutën e 8-të të takimit. Lionel Messi vë “firmën” e tij në këtë takim në minutën e 30-të, pas pasimit të Dembele. Me këtë gol, Messi shkon në kuotën e 25 golave në La Liga, duke kryesuar bindshëm.

e.gj/Shqiptarja.com