Në Major League Soccer është radha e Messi-mania. Inter Miami ka njoftuar se më 16 korrik do të prezantojë zyrtarisht kampionin argjentinas në fushën e stadiumit të tyre në Florida.
Një antipastë në funksion të nisjes së kampionatit amerikan të futbollit më 16 korrik. Prezantimi i shtatë herë fituesit të Topit të Artë dhe kapitenit të Argjentinës, kampionit në fuqi të botës, është pjesë e operacioneve të marketingut të klubit amerikan, i cili gjithashtu donte t'i jepte një emër asaj që duket të jetë një ngjarje në stilin e përsosur.
Në të njëjtën mbrëmje, nuk do të jetë vetëm Lionel Messi përpara tifozëve të Inter Miami, por edhe ish-shoku i tij i ekipit te Barca. Bëhet fjalë për Sergio Busquets që u zyrtarizua pas kalimit të Messit tek amerikanët, i cili do të prezantohet në të njëjtën ditë me 36-vjeçarin.