Mësuesi: Në punë fal PS-së
Rama: Nuk është siç kujtoni

Mësuesi: Në punë fal PS-së<br />Rama: Nuk është siç kujtoni
Gjatë ndarjes së kartave të anëtarësisë së PS-së në qytetin e Korçës një mësues i ri në profesion, i emocionuar që u bë pjesë e Partisë Socialiste, tha teksa mori kartën e anëtarësisë nga kryeministri Edi Rama se ishte emëruar mësues prej një viti, pikërisht falë Partisë Socialiste, duke harruar ndoshta që punësimet në institucionet arsimore nuk duhet të jenë partiake, por mbi bazën e meritave.

Kjo deklaratë e tij u prit me ovacione nga salla. "Çfarë thashë, Partia Socialiste thashë”, u shfajësua mësuesi, duke shtuar më pas se ishte në punë “falë reformave të ndërmarra nga qeveria”.

Në momentin që të pranishmit në sallë reaguan, kryeministri Rama u kërkoi që ta dëgjonin mësuesin deri në fund duke thënë se “nuk është ashtu siç e kujtoni”.

Herën e dytë, mësuesi mesa duket e kuptoi ku çalonte fjala dhe tha: Falë reformave të  Partisë Socialiste  që vlerëson dhe i punëson ata në bazë të meritokracisë dhe aftësive të tyre.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike