Mësuesi nga Librazhdi humbi jetën në aksident, kolegët prekin: Fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve

Mësuesi nga Librazhdi humbi jetën në aksident, kolegët prekin: Fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve

1702463376_tahirbici.jpg

Tahir Bici, mësuesi nga Librazhdi, ndërroi jetë dy ditë pas një aksidenti. Prekëse kanë qenë fjalët që kanë zgjedhur kolegët për të përkujtuar, ndërsa thonë se do të mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mësuesit Tahir Bici. Koleg, mësues, bashkëshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollën e mesme artistike "Onufri", me pas vazhdoi studimet e larta për mësuesi CU. Punoi në disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollën 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas! I përjetshëm kujtimi i tij!


Lajmi kryesor:

Aksidenti dy ditë më parë në Librazhd, ndërron jetë mësuesi! Kolegët: Fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit