Mësuesi-muzikant Cardini i dedikoi vepër, ish-studenti, sot pianist i njohur e luan në Tiranë në shenjë homazhi! Emanuele Torquati: U ndjeva në shtëpi

Në botë ai njihet për muzikën e tij poetike e pasionante, si dhe performancat që komunikojnë mesazhe. Pianisti i njohur italian, Emanuele Torquati, i është përgjigjur ftesës së Institutit Italian të Kulturës dhe ka mbërritur këtë fillim jave në Tiranë.

“Tirana më dha përshtypjen e një qyteti shumë të gjallëruar, të hapur ndaj shumë ndikimeve mesdhetare dhe në veçanti ndaj Italisë. Unë u ndjeva në shtëpi, edhe sepse shumë njerëz flasin italisht. Një qytet shumë mikpritës do të thosha”, shprehet pianisti Emanuele Torquati.

Nga Teatrit i Operas ku bëri debutin e tij mbrëmjen e kësaj të marte, rrëfen çka e nxiti të pranojë ftesën.

“Unë kam disa miq këtu në Tiranë që punojnë në institucionet diplomatike por mbi të gjitha doja të prezantoja këtë projekt dedikuar mësuesit tim, që për fat të keq u nda nga jeta në vitin 2022, Giancarlo Cardini, një pianist dhe kompozitor i madh italian, e të cilin kam studiuar në Konservatorin e Firences për 10 vjet”, thotë më tej.

Në Nju Jork, Paris, Berlin e dhjetëra qytete të mëdha, karriera e tij është ngritur me interpretime në skena prestigjioze. Koncertet e Torquati-t janë transmetuar nga medie si BBC, Radio France apo Euro Radio. Ndan me ne eksperiencën më të veçante skenike.

“Ka shumë të tilla, por me siguri një eksperiencë e rëndësishme ka qenë ajo e teatrit Kolon në Buenos Aries me Orkestrën Filarmonike të Argjentinës. E megjithatë, rishtazi kam zbuluar sallën e Ateneul të Filarmonisë së Bukureshtit që ka një akustikë të mrekullueshme. Kështu që, sa i përket eksperiencave të fundit, kjo ka qenë një surprizë shumë e këndshme”, shprehet

Kritika e vlerësson për kujdesin e veçantë që ai i dedikon programit në koncertet e tij. Këtë mbrëmje zgjedh pjesë nga kompozitorë nga fund vitet '800 si Busoni e deri tek "Finalja" e Castaldit.

“Sigurisht që vlerësimet e kritikës më gëzojnë por është shumë e rëndësishme për mua që të mbërrij tek njerëzit, të shprehë ndjesitë përmes muzikës që luaj”, shton.

 Recitali është një homazh për pedagogun e tij, kompozitorin e pianistin Giancarlo Cardini. Luan "Seçondo Improvviso", të cilën Cardini ia dedikoi studentit artist.

“Është një kompozim të cilin edhe e kam regjistruar në CD. Një kompozim shumë ndjellës dhe poetik siç është pjesa më e madhe e veprave të Kardinit”

Në radhët e para të spektatorëve është edhe miku i tij, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato.

“Po ndër miqtë e mi është edhe ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato, që është italian si unë. E njoha në një koncertin tim shumë vite më parë në San Françisko, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi ruajtur një raport miqësie” , thotë pianisti.

Publiku e mirëpret performancën e tij. Rrëfen nëse do të ketë një rikthim.

“Shpresoj sa më shpejt, sepse është një vend që më ngjall shumë interes. Në Tiranë u ndjeva i mirëpritur si në shtëpi”, tregon artisti.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!