Mësuesit e Kamzës pa rrogë
Bashkia nuk ka lekë për muajin

Mësuesit e Kamzës pa rrogë<br />Bashkia nuk ka lekë për muajin
TIRANE- Janë me qindra arsimtarë,të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, që duhet t'u kishte kaluar në llogarinë e tyre bankare që me 3 tetor, paga e tetorit, por ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Gazeta "Shqiptarja.com" publikon sot denoncimin e mësuesve të cilët nuk kanë pranuar të identifikohen, nga frika e një ndëshkimi. "Çfarë është më e keqja, po sipas tyre, është se ka disa arsimtarë, që po thirren një nga një dhe që janë afër kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, dhe vetëm atyre u është dhënë e drejta e pagës . "- shkruan gazeta e cila është përpjekur të kontaktojë vetë me kryetarin e bashkisë së Kamzës, por i kishin thënë se për momentin ndodhej jashtë Shqipërisë.  Ndërsa mësues të tjerë, të cilët kishin trokitur vetë në zyrë, ai u ishte përgjigjur negativisht.

DENONCIMI
"Unë i vajta vetë në zyrë dhe u interesova se kisha dëgjuar shumë thashetheme dhe rrogat duhet të na kishin kaluar që para një jave. Dhe ai ma tha qartë: Nuk ka lekë fare në arkë, për këtë muaj nuk ka paga. Nuk kam se çfarë të bëj, lekë vetë nuk kam që t'ua jap. Do të prisni!". Shqiptarja.com. citon bisedën që ka pasur një mësues me kryetarin e bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

(Detajet mund ti lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com)
(s.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat