Sindikata e arsimit të Shqipërisë, këtë vit do t'i propozojë Ministrisë së Arsimti dhe të Shkencës të ndjekë një strategji të re për rritjen e pagesës që do të përfitojnë arsimtarët në të gjithë vendin. Xhaferr Dobrushi, kreu i kësaj sindikate, na shpjegon se këtë vit në qendër të kësaj politike, që rrjedhimisht do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe, do të jenë mësuesit e vjetër, pra ata që kanë mbi 20 vite punë. Sipas tij, nëse këto 13 vitet e fundit është ndjekur politika e stimulimit të mësuesve të rinj, të sapodalë nga auditorët e universiteteve, për këtë vit do të rikthehet vëmendja tek mësuesit me mbi dy dekada eksperiencë pune. Më konkretisht Dobrushi shpjegon se si do të bëhet rritja e pagës, në varësi të mesatares prej 5 për qindësh që ka përcaktuar qeveria për mësuesit. "Rritje mesatare 5% do të thotë se do të ketë mësues që paga do t'u rritet në masën 6 për qind, sikundër mund të ketë të tjerë që do t'u rritet 4 për qind", -na sqaron Dobrushi.
Ai shprehet se do të negociohet pak më vonë për kategoritë që do të përfitojnë rritjen më të madhe, e megjithatë, janë vendosur dy prioritete. "Këtë vit kemi menduar që të rikthejmë vëmendjen tek mësuesit shumë të kualifikuar, - thotë ai. - Që në vitin 1999 e deri më sot, janë mbështetur mësuesit e rinj, ata fillestarë. Kjo për faktin se para disa vjetësh u përballëm me mungesën e interesimit të të rinjve për të zgjedhur mësuesinë, dhe këtë e propozuam për t'i stimuluar ata që ta zgjedhin. Por, ndër vite është vënë re fenomeni i ngushtimit të diferencës së pagave duke qenë se mësuesve të rinj u është rritur më shumë, ndërsa atyre më të vjetër, më pak. Pra, nga 31 për qind që është mesatarja e diferencës së pagave ndërmjet këtyre kategorive në vendet e tjera, tek ne, diferenca e pagave ndërmjet fillestarëve dhe mësuesve me shumë eksperiencë tek ne, është në masën 20 për qind", - sqaron Dobrushi. Sipas tij, pas 30 viteve eksperiencë pune, nuk është më e drejtë që një mësues i tillë të paguhet pak më shumë se një që sapo ka dalë nga auditorët. Ndaj ata do t'i propozojnë Ministrisë së arsimit dhe të Shkencës që këtë vit, të jetë pikërisht kjo kategori mësuesish që të përfitojë edhe rritjen më të madhe të pagës.
Por sindikata, ka menduar edhe për motivimin e mësuesve që dalin me rezultate të mira në punën e tyre edukative. "Prioriteti i dytë ku ne do të bazohemi për të bërë propozimet tona, është pikërisht përfshirja e një zëri të veçantë në buxhetin e shtetit, për motivimin e mësuesve", thotë kryesindikalisti i Arsimit, Xhafer Dobrushi. Ai thotë se përfshirja e këtij zëri parashikohet për mësuesit që e kryejnë shumë mirë punën e tyre duke nxjerrë nxënës shumë të mirë si dhe për ata që punojnë individualisht me nxënësit që kanë braktisur mësimin ose që janë grup vulnerabël për ta braktisur. Madje, sipas Dobrushit, sivjet është sanksionuar edhe në ligjin për arsimin parauniversitar që çdo vit sindikatat e arsimit të evidentojnë mësuesit më të dalluar dhe të stimulohen ata. "Megjithatë, këto janë ende propozime, dhe pika referimi që duhen pasur parasysh, pasi ende nuk kemi filluar të negociojmë me Ministrinë e Arsimit për t'i bërë të qarta këto pika dhe t'i propozojmë në mënyrë zyrtare", - ka shpjeguar Dobrushi.
Shkrimi u botua sot ne gazeten 'Shqiptarja.com'
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com