1 Maji në Tiranë, protesta për dinjitet punëtorit! Mësuesit kërkojnë dyfishim të pagave, sindikatat paralajmërojnë greva! Punëtorët para kryeministrisë

TIRANË- Si rrallëherë, dita ndërkombëtare e punëtorëve, u përkujtua me protesta e jo festime sot në Tiranë. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve i gjeti arsimtarët në protestë para ministrisë së Arsimit për të kërkuar paga më të mira dhe përmirësim të kushteve të punës.

Me pankartën “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, arsimtarët marshuan nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Me megafon në dorë përfaqësuesit e Sindikatave ngritën zërin për mësuesit.

Zbatoni kontratën kolektive. Jepini mësuesit 10 muaj transport, dhe financim 100%.  Financoni arsimin publik. Pa financim të arsimit publik nuk kemi arsim cilësor.  Nëse ministria e Arsimit nuk bashkëpunon me sindikatat e arsimit, do të përshkallëzojmë lëvizjen sindikale me protesta deri në greva të pjeshme dhe të përgjithshme” thanë ata. 

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit  njëzëri kërkojnë dyfishim të pagave me argumentin që ky profesion të zgjidhet nga maturantët, pasi degët e mësuesisë janë në rrezik.

“Duhet dyfishim i pagave që profesioni i mësuesit të bëhet profesion i kërkuar nga maturantët. Në degët e mësuesisë, në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë është një numër i vogël i studentëve që është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar mësuesit që dalin në pension. E ardhmja e mësimdhënësve lë shumë për të dëshiruar”, tha një përfaqësues.

Arsimtarët kërkojnë rritje të buxhetit për arsimin.

“Ne kemi kërkuar që kryeministri të mbajë premtimin që buxheti për arsimin do jetë 5% e PBB. Kjo duhet zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur, s’mund të ketë infrastrukturë, s’mund të ketë SMIP pa trajnuar mësuesit, s’mund të ketë laboratorë pa rritur buxhetin. Nëse s’do jetë 5% e PBB s’mund të ketë rritje pagash. Ne kërkojmë që profesioni i mësuesit të jetë i dëshiruar nga të rinjtë. Pa arsim cilësor s’mund të ketë të ardhme ky vend”, tha një përfaqësues i Sindikatës.  

Mësuesit ngritën shqetësimin edhe për mbulimin e transportit, ndërsa kërkojnë edhe shpërblim në fund të vitit shkollor.

“E kemi përmirësuar udhëzimi për mbulimin e transportit, por mos të harrojmë se shuma që mësuesit paguajnë çdo ditë nuk përputhet me atë që i kompensohet. Pagesa përgjatë verës nuk jepet edhe përse mësuesit kërkohen për të plotësuar dokumentacionin. Një buxhet i domosdoshëm për shpërblimin e mësuesit në fund të vitit”, thanë mësuesit.

Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë me dhjetra punonjës përpara Kryeministrisë. Me pankarta në duar ish-minatorë, punonjës të fasonerive e taksistë kërkuan rritje page e kushte dinjitoze në punë.

Pjesë e protestës ishin studentë të mjekësisë dhe kreu i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor Gentian Stroni, i cili nëpërmjet Report TV kërkoi bashkëpunim me qeverinë për të ndaluar ikjen masive të bluzave të bardha drejt vendeve të BE-së.

“Nuk ka të bëjë vetëm me pagën, por edhe kushtet. Duhet bashkëpunim me organin përgjegjës të bluzave të bardha, të ndihen dinjitoz në vendin e punës…..” tha Kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor

Minatorët kërkuan miratimin e statusit. Ndërkohë Konferedara e sindikatave në rrugën e Rinasit u bëri thirrje të rinjve mos të largohen. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
1 Maji/ Protestë dhe para Kryeministrisë, kërkohet dinjitet për punëtorët

Me pankartë në duar “Dinjitet për punëtorët” është protestuar edhe para kryeministrisë.

Protesta nuk kishte pjesëmarrje të madhe por të pranishmit ishin punëtorë të sektorëve të ndryshëm, përfaqësues të Unionit të Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë, punonjës të fasonerive, Sindikata e Psikologovë dhe Punonjësve Social, ish-minatorët

Pjesë e tyre ishin dhe minatorët. Ata kërkojnë më shumë dinjitet për punëtorët.

Ora 11:16
Mësuesit zhvendosen tek Kryeminstria: Financoni arsimin publik! Nëse nuk bashkëpunohet, mund të kalojmë në greva

Sindikatat e mësuesve e kanë zhvendosur protestën e tyre këtë 1 maj, nga ministria e Arsimit tek Kryeministria. Një prej mësuesve foli gjatë protestës duke bërë thirrje qeverisë, të financoj arsimin publik.

'I jepni mësuesit 10 muaj transporti. Financoni arsimin publik. Pa arsim publik, nuk ka arsim cilësor. Se nga financimi vjen dhe ngarkesa për mësuesi. Aq më shumë mësues cilësor do kemi. I nderuar zoti kryeministër plotëso kërkesat e sindikatave', u shpreh njëri prej arsimtarëve.

Ndërkohë një tjetër paralajmëroi ministrinë e Arsimit të bashkëpunoj me sindikatat në protestën e tyre, ndryshe do përshkallëzohet lëvizja.

'Në rast se Ministria e Arsimit nuk do bashkëpunoj nënshkruesit e kësaj kontrate kolektive, sindikatat do përshkallëzojnë në lëvizje sindikale, në protesta, në greva', tha ai.

Ora 09:50
Studentja e Drejtësisë në protestë krah mësuesve: Janë shtylla e kombit, pa arsim nuk ka jetë

 

Një studente e Fakultetit të Drejtësisë i është bashkuar protestës së mësuesve para Ministrisë së Arsimit. Ajo tha se mbështetet mësuesit në kauzën për një arsim dinjitoz, pasi ata janë shtylla e kombit dhe pa arsim nuk ka jetë.

“Jam studente e Fakultetit të Drejtësisë dhe ndodhem sot pranë mësuesve për një kauzë të madhe dhe për ta mbrojtur këtë kauzë për një arsim dinjitoz. Do i përkrah deri në fund që ta atë fitojnë të drejtat e tyre. Mësuesit janë shtyllat e këtij kombi, kryeministër mbaj premtimet e dhëna sepse pa arsim nuk ka jetë”, tha ajo.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 02/05/2024 01:55

    shyqyr qe bene njehere proteste ne 1 maj..ndaj ketij shteti hajdut,,.a thua se jemi danimarka ne...qe s'benim protesta..

    Përgjigju
  • Gimi: 02/05/2024 00:23

    Po shyqyr qe e hapet gojen se ju shkoi thika ne palce e ju hic. Nuk ka me keq per kombin se nenvleresimi qe u behet mesuesve me ato rroga qesharake. Ishalla ta kene seeiozisht qe t'ia tundin njehere themelet e te mos heqin dore sa t'u dyfishohet rroga vertet jo rritje me dymijelekesha.

    Përgjigju
  • joni: 01/05/2024 14:06

    po si do rriten pagat kir edi rama do ti vjedhe ato,,,..i keni varur melcite dashit ne qafe...

    Përgjigju
  • Pena: 01/05/2024 13:56

    Shume gje positive, mbani larg partite, sidomos Meten dhe spiunet e tij. Kerkoni ish kampet e pushimit te punetoreve qe I Kane vjedhur ish sindikalistet e Nongrates te Vucidolit.

    Përgjigju
  • Scutari: 01/05/2024 11:00

    Një nga "dhuratat" e pusht-tetarëve tanë është edhe minosja e lëvizjes sindikaliste në Shqipëri!! Zërat e protestës janë të pakët sepse pushteti i kërcënon me bukën e gojës shërbëtorët e tij por ende shqiptarët nuk janë mësuar të bëjnë opozitarin sepse edhe ata një kallëp e kontribut kanë!!

    Përgjigju
  • zakarel: 01/05/2024 10:48

    po paska folur dhe baci qe eshte KOS ne lagjen 7 durres dhe drejtor shkolle

    Përgjigju
  • Arben: 01/05/2024 10:41

    Dashkan dyfishim pagash mesuesit? Vetem po behen vegla te Saliut ne dem te vetes! Pagat ne arsim jane rritur mjaftueshem dhe duke konstatuar kualitetin e dobet te punes se mesuesve, boll marrin edhe kaq sa marrin madje meritojne ulje pagash! Turp per keta protestues qe i sherbejne axhendave antikombetare te opozites!

    Përgjigju
    • Tirona: 02/05/2024 07:08

      "Bravo" Beno si zëdhënsi partive ke fol. Tja nrej rrogën fotografëve të bashkis që morin ka 700 mi lek,deputetve nga 1.6 tja boj 3 milion e kshu me rradhë të gjithë atynve që i shërbejn pushtetit e sidomos ty tparit për lëpirje pushteti

    • Vezhgues: 01/05/2024 14:18

      Ty duhet te ta rrise rrogen sektori i propagandes se i besoke edhe vete rrenat qe thua.

    • Partia: 01/05/2024 14:17

      Te kërkoj ndjesë, tani e kapa ironinë e hollë.

    • Esdj: 01/05/2024 13:56

      Po ske faj se ke ngel analfabet se me te tilla mendje deri ne wc shkon. Mendime sinte tuat jane mjerim dhe fitore per ju patronazhistet. Me mburrjet e km marrin shume po ne realitet si kalojne akoma 50000 leke. Shko pyet mjerim para se me fol

  • Shoqeria: 01/05/2024 10:15

    Bravo. Ju lumte. Duhen sindikata te reja dhe shoqeri civile me protestive. Te drejtat ne ket vend fitohen se pushteti vetem genjen. Bravo per te gjithe ju qe dolet.te tjeret duke ngren e pire e festojne per fat te keq.

    Përgjigju
    • Sinfikalisti: 01/05/2024 15:03

      Vetem po qe ndonje sindikate nga jashte se keto ketu hane e pine me pushtetaret.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes