Kadrie Dibra kthehet sot rreth 30 vite pas në kohë, atëherë kur ishte mësuesja kujdestare e Ilir Metës, Presidentit të Shqipërisë. Në një rrëfim për Report TV ajo tregon gjithë kohën e tij në shkollën “Fan Noli”, si edhe sjelljen e Metës si nxënës.

Ka qenë një nxënës që nuk më ka krijuar asnjë problem. Gjithmonë ka qëndruar në bankën e parë. Gjithmonë vetëm thithte çfarë i jepnin mësuesit. I heshtur, i përgatitur, një djalë i shkëlqyer sepse rrjedh nga një familje shumë e mirë. Mesataren e ka pasur te 9-10, po më 10-ta.

Një herë kthyen kryet, unë buzëqesha dhe ai tha: oh, mësuesja ime kujdestare. U çua në këmbë më përqafoi dhe ai përqafim më ka mbetur në mendje sepse ka qenë dhe mbetet njeri shumë i thjeshtë”.

Në ditën e sotme të 7 marsit edhe presidenti Meta nuk do të harronte të vizitonte shkollën e tij të arsimimit 8 vjeçar, ku shprehu mirënjohjen për gjithë mësuesit e kësaj shkolle.

Kam një kënaqësi të jashtëzakonshme që kthehem në shkollën Fan Noli, pas disa dekadave. Është emocion shumë i fortë sepse janë kujtime të mrekullueshme, por në radhë të parë është mirënjohje ndaj atyre mësuesve të mrekullueshme që ne kemi pasur”.

Shkolla “Fan Noli” mirëpriti festën e mësuesve me një sërë aktivitetesh të organizuar nga nxënsit, të cilat i dhanë më shumë ngjyra kësaj dite të veçantë për mësuesit.
mesuesja e metes

Meta me mësuesen kujdestare Kadrie Dibra