Mësuesja i bën vaksinën në shtëpi nxënësit të saj 17-vjeçar, arrestohet natën e ndërrimit të viteve

Mësuesja i bën vaksinën në shtëpi nxënësit të saj 17-vjeçar, arrestohet natën e ndërrimit të viteve

Një mësuese në një shkollë të Nju Jorkut në SHBA, pa kualifikim formal mjekësor, është arrestuar pasi dyshohet se i ka injektuar një vaksinë anti COVID një nxënësi të saj. Policia thotë se Laura Russo e administroi dozën në shtëpinë e saj, pavarësisht se nuk kishte autorizim ligjor ose leje nga prindërit e djalit.

Zonja Russo, 54 vjeçe, e cila jep mësim biologji, u arrestua natën e Vitit të Ri dhe mund të përballet me katër vjet burg nëse shpallet fajtore.

Djali 17-vjeçar thuhet se kishte kërkuar vaksinën. Injeksionet mund të jenë të rrezikshme nëse administrohen në mënyrë të gabuar. Mjekët dhe punonjësit e licencuar mjekësorë duhet të verifikojnë që një vaksinë nuk është e falsifikuar ose e skaduar. Pacientët gjithashtu duhet të pyeten për historinë e tyre mjekësore dhe të monitorohet reagimi i tyre pas një injektimi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen