Mësuesja-Ramës: Më kërkuan
5000€ dhe 100 vota për PD

Mësuesja-Ramës: Më kërkuan<br />5000€ dhe 100 vota për PD
TIRANE-  Një mësuese nga “Labinot Fushë” ka denoncuar rastin abuziv, ku asaj i është kërkuar 5 mijë euro dhe 100 vota për Partinë Demokratike. Në “Këndin e fjalës” që kreu i PS ka zhvilluar me banorët në “Labinot Fushë”, mësuesja i ka kërkuar Ramës zgjedhje të këtij problemi, që sipas saj e ndesh çdo i ri i diplomuar, por që nuk mban krahun politik të partisë në pushtet.
 
Rama tha se kjo është një situatë e cila do të marrë zgjidhje pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Kreu i PS theksoi se forca politike që ai drejton në programin e saj ka një paketë të plotë për mënyrën e punësimit të mësuesve sipas meritës.

“Kemi plan për të përmbysur plotësisht modelin e rekrutimit të mësuesve. Ne duam që në vlerësimin e të gjithë kandidatëve për të dhënë mësim dhe të gjithë mësueve çdo vit të marrin pjesë edhe prindërit. Shkolla juaj do të ketë një komunitet nxënësish dhe një komunitet prindërish në mënyrë që të ndërtohet një asamble për shkollën që të jenë pjesë e komisionit të vlerësimit të mësuesve bashkë me ekspertë të ministrisë. Dhe mos të ketë më mësues që merren në shkollë me lek dhe pa marrë mendimin e prindërve. Të bëjmë një vlerësim të mësuesve sipas meritës. Kështu edhe prindërit do të kontribuojnë për të zgjedhur mësuesit më të mirë për fëmijët e tyre. Të ndërtojmë një trekëndësh pridër-mësues-qeveri qendrore e vendore, me në qendër edukimin e fëmijëve, për të mos përsëritur një histori të zezë ku 57 % e të shkolluarve janë analfabet funksionalë”, theksoi kreu i PS-së.Bashkëbisedimi i plotë i Edi Ramës me banorët
RAMA: DO INVESTOJME 160 MLN DOLLARE PER SISTEMIN E UJITJES DHE KULLIMIT

Sistemi i ujitjes dhe kullimit vazhdon të mbetet një nga problematikat më të mëdha me të cilët ndeshen fermerët shqiptarë. Po kështu një problematikë e ndjeshme që rëndon në xhepat e tyre mbetet kostoja e lartë e prodhimit, për shkak të çmimit të naftës dhe të plehrave kimikë. Në takimin me banorët në “Labinot Fushë” për të zhvilluar "Këndin e fjalës", kreu i Partisë Socialiste tha se në programin e saj forca politike që ai drejton ka një paketë të plotë për zgjidhjen e problemit të ujitjes. Rama tha se PS në programin e saj parashikon investimin e 160 milionë dollarëve vetëm për sistemin e ujitjes dhe të kullimit.
 
“Unë u ktheva nga Korça dhe aty ishte evident problemi i kënetës së Maliqit. Është bërë mushkojna për ta marrë Saliu në koalicion, kur mori Kastriotin, mund të marrë dhe mushkonjat. Kemi menduar 160 mln dollarë vetëm për ujin në parcele/. Kjo është një shifër e nevojshme dhe e mjaftueshme për ta mbyllur njëherë e mirë këtë periudhë pa vaditje, dhe për të zgjidhur njëkohësisht edhe problematikën e kullimit. Po kështu, do të kujdesemi që çështja e ujit të pijshëm në shtëpi të mos jetë më çështje elektorale, por një çështje e zgjidhur” tha Rama.
 
Kreu i PS-së tha se një çështje me rëndësi është rritja e cilësisë së plehrave kimike dhe testimit të tyre.
 
“Nuk ka më kontrolle dhe laboratore për të matur cilësinë e plehrave kimike. Por kështu duhet të ulim kosot. Kemi një paketë të veçantë për të ulur kostot në sektorin e prodhimit. Tashmë nuk ka më kontrolle dhe laboratorë për të matur cilësinë e plehrave kimike. Po kështu duhet të ulim kostot, duke filluar nga nafta, plehrat kimike, dhe makineritë bujqësore. Po kështu ne bëmë projektligj për heqjen e TVSH-së. Saliu thotë që ne do t’iua subvensionojmë do t’ua japim lekët në dorë, por kush i beson më këtë”, u shpreh kreu i PS-së.

RAMA: DO TE ZGJIDHIM CESHTJEN E PRONES
 
Në takimin me banorët në “Labinot Fushë”, kreu i Partisë Socialiste tha se në programin e saj forca politike që ai drejton ka një paketë të plotë për zgjidhjen e problemit të pronës dhe legalizimeve.
 
“Do të zgjidhim çështjen e pronës, pasi është një problem i cili është komplikuar shumë gjatë këtyre viteve. Legalizimi është process i domosdoshem për t’i dhënë fund një herë e mirë një batërdie që vijon me ndërtimet pa leje”, tha Rama.

RAMA: DO HAPIM SHKOLLA PROFESIONALE BUJQESORE
 
Formimi i profesionistëve në sektorin e bujqësisë është një tjetër pikë e përfshirë në programin e Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme. Rama tha se PS synon hapjen e shkollabe të mesme profesionale bujqësore për të edukuar të rinjtë me aftësitë e nevojshme në këtë fushë.
 
“Do hapim shkolla të mesme profesionale bujqësore për të mundësuar rritjen e zinxhirir të prodhimit në sajë të profesionistëve”, tha Rama.
 
Kreu i PS tha se punësimi do të realizohet sipas meritës.
 
“Saliu thotë se krijuam 200 mijë vende pune, edhe premton se do hapë 200 mijë të tjera. Por Instituti i Statistikave raporton se janë humbur 50 mijë vende pune. Në do të punojmë për rritjen e punësimit. Do të hapim një kapitull të ri të punësimit sipas meritës. Por këto nuk ka shkop magjik”, u shpreh Rama.
 
RAMA: KEND FJALE NE LABINOT MAL, KU TOKA THAHET PER UJE

Kryetari i PS-së sot në mesditë do të jetë në Labinot Fushë për të zhvilluar këndin e fjalës me banorët e kësaj zone. Në postimin e tij në Twitter Rama përshkruan se takimin do ta zhvillojë aty ku toka thahet për ujë e rezervuari i premtuar u bë koncesion për një HEC që kërcënon të ardhmen e jetës së tokës bujqësore.
Redaksia Online
(e.s/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat