Mesut Ozil ka "varur këpucët në gozhdë" dhe i është përkushtuar fitnesit, duke pasur ndryshime të dukshme në fizikun e tij. Turku që ka luajtur me Gjermaninë e futbollit ka bërë një deklaratë surprizë, duke treguar se është një fans i Juventusit.

"Unë jam krenar për karrierën time dhe për klubet e mëdha për të cilat kam pasur privilegjin të luaj, më ka munguar vetëm një ekip: Juventus, dashuria ime italiane. Juve, historia e një dashurie të madhe", shkruan Ozil në kanalet e komunikimit, duke pozuar me fanellën e "Zonjës" dhe numrin 10 mbi shpinë.

Me një karrierë brilante me Real Madridin dhe Arsenalin, Ozil i ka surprizuar të gjithë me dashurinë e tij për Juven.