Meta thesoi se Shqipëria është një vend miqësor dhe tepër i përshtatshëm për investimet kuvajtiane dhe shtoi se Kuvendi do të nxisë konkretizimin e projekteve të bashkëpunimit me Kuvajtin, veçanërisht në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe burimeve ujore.
Ndërsa, Al-Omair vuri në dukje se memorandumi i mirëkuptimit në fushën e bujqësisë që u nënshkrua sot mes dy qeverive do të kontribuojë në zhvillime konkrete në këtë fushë. Sipas tij, Shqipëria ofron potenciale të mëdha në bujqësi.
Al-Omair konfirmoi se Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim do të vizitojë Shqipërinë së shpejti, në përgjigje të ftesës së dërguar prej kryeparlamentarit shqiptar.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)