Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Presidentin e Komisionit Evropian, José Manuel Barroso
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Presidentin e Komisionit Evropian z. José Manuel Barroso
TIRANË, 30 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian, Majlinda Bregu dhe nga Bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Taulant Balla.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi vizitën e rëndësishme të Presidentit Barroso në Tiranë si një rikonfirmim të vëmendjes së Komisionit Evropian ndaj Shqipërisë, vetëm disa ditë pas miratimit nga Këshilli Evropian i statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Në këtë kuadër, Meta shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për rolin personal të z. Barroso dhe për punën e palodhur të Komisionit Evropian në mbështetje të Shqipërisë dhe axhendës së saj evropiane, duke theksuar njëkohësisht se Kuvendi do të jetë platforma e dialogut politik dhe gjithëpërfshirjes, në funksion të reformave kyçe për të cilat ka nevojë Shqipëria dhe qytetarët e saj.

Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, e falenderoi Kryetarin e Kuvendit z. Meta për ftesën e mbajtjes së fjalës përshëndetëse në Seancë Plenare dhe vuri në dukje se pas miratimit të statusit të vendit kandidat, Bashkimi Evropian do t'i kushtojë gjithnjë e më tepër vëmendje Shqipërisë dhe ecurisë së axhendës së saj evropiane.
Në këtë kontekst, Barroso vlerësoi se roli i Kuvendit dhe aktiviteti parlamentar merr një dimension të rëndësishëm të ardhmen evropiane të vendit.
Kryetari Meta dhe Presidenti Barroso diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet në rajon, ku u evidentua roli i vazhdueshëm konstruktiv i Shqipërisë në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik rajonal si dhe rëndësia e forcimit të perspektivës evropiane për të gjithë vendet e rajonit. /a.ke/
/Shqiptarja.com