Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Francës duhet të përmirësohet me qëllim përballimin e sfidave mjedisore, ekonomike dhe sociale. Ky është konkluzioni i përbashkët i kryeparlamentarit Ilir Meta dhe Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone, gjatw njw takimi qw pati me tw nw Paris.
Meta përshëndeti iniciativën e konferencës globale COP 21 dhe siguroi se Shqipëria do të marë masa për sfidat mjedisore. Meta tha se Kontributi Kombëtar i Synuar i Shqipërisë përcakton një reduktim të dioksidit të karbonit me 11.5% deri në vitin 2030.
Gjate diskutimit, pjesëmarrësit ndanë bindjen se paketa e masave që synon reduktimin e gazrave me efekt serrë lidhet me investimet në fushën e ndërtimit, atë të industrisë dhe transportit, e përllogaritur me një kosto të përafërt totale prej rreth 700 milionë eurosh deri në vitin 2030.
Meta vlerësoi Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone për intensifikimin e marrëdhënieve me qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Kreu i kuvendit tha se Franca përfaqëson një partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në BE dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme franceze ndaj procesit të integrimit europian.
Ndërsa Claude Bartolone mbështeti progresin e Shqipërisë si një vend që aspiron të anëtarësohet për në BE.
Kryetari Meta u takua gjithashtu edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Marokut Rachid Talbi el Alami, Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Kryetarin e Parlamentit të Qipros, Yiannakis Omirou, Kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit francez, Elisabeth Gigou, si dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës në konferencë.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com