Meta: Bashkëpunim e dialog
mes palëve për integrimin e vendit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ftuar palët politike në Shqipëri, që të kenë një bashkëpunim në interes të qytetarëve pasi sipas tij bashkëpunimi do të sjellë progres në vend. Meta i bëri apel klasës politike të marrë përgjegjësitë e veta dhe të mos pengojë marrjen e statusit të vendit.
SKRAPAR - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ftuar palët politike në Shqipëri, që të kenë një bashkëpunim në interes të qytetarëve pasi sipas tij bashkëpunimi do të sjellë progres në vend.
Duke i bërë apel klasës politike të marrë përgjegjësitë e veta dhe të mos pengojë marrjen e statusit të vendit, Meta tha se “Duhet më shumë përgjegjësi për t'u shkëputur nga ambiciet e ngushta politike që sjellin një nervozizëm dhe një ngërç që nuk lejon konkretizimin e atij vullneti politik që e kanë të gjithë forcat politike e populli shqiptar, integrimi në BE. Le të shërbejë si një reflektim për të gjithë, si një apel për të përshpejtuar të gjitha ato hapa dhe vendime që duhet të marrë parlamenti dhe politika në Shqipëri, të cilat shtojnë besimin tek partnerët Europiane dhe i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat”.
Meta bëri thirrje që të ecet më shpejt në të gjitha drejtimet. Ai u shpreh se për të ecur më shpejt drejt progresit, zhvillimit dhe drejt familjes së madhe europiane është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithëve, i përfaqësuesve të qytetarëve shqiptarë në Parlamentin e Shqipërisë, bashkëpunimi në këshillat bashkiakë apo komunalë si dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin në komunitet.
“Vetëm me dialog konstruktiv dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin do të mund të ecim më shpejt përpara. LSI-ja është e përkushtuar t’i lërë mënjanë ndryshimet në mendime dhe jemi të vendosur të punojmë me të gjitha partitë për të krijuar më tepër vende pune dhe standarde jetese më të larta për të gjithë Shqiptarët. Vetëm nëse ecim ne të gjithë përpara, mund ta shtyjmë vendin përpara. Nuk duhet të lejojmë që këto vlera të eklipsohen nga mungesa e bashkëpunimit politik brenda vendit. Politika jonë e brendshme shfaq si pengesë kryesore e mungesë bashkëpunimi i cili e pengon Shqipërinë që të ecë më shpejt përpara”, theksoi kryetari i LSI-së.
Këto deklarata kreu i LSI-së i bëri sot në inaugurimin e rrugës në fshatin Vërzhezhë të Rrethit të Skraparit.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39