Meta:Bashkëpunimi Shqipëri-Itali-
Serbi garanton zhvillim e stabilitet

Meta:Bashkëpunimi Shqipëri-Itali-<br />Serbi garanton zhvillim e stabilitet
ITALI - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me Presidentin e Senatit italian Pietro Grasso theksoi se zhvillimi i një raporti trelateral mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë do të kontribuonte në zhvillimin më të shpejtë të rajonit dhe në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit.

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit, Meta e falënderoi Grasso-n për ftesën në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, vlerësoi marrëdhëniet e ngushta strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë duke theksuar se Italia është avokat i fuqishëm i Shqipërisë në gjirin e Bashkimit Evropian.
 
Në këtë drejtim, Meta nënvizoi se qeveria shqiptare është e fokusuar në avancimin e axhendës së reformave prioritare si ajo e drejtësisë, duke sjellë në kujtesë përfundimin me sukses të reformës territoriale-administrative, e cila të do rrisë cilësinë e pushtetit vendor në të gjithë vendin pas zgjedhjeve vendore të qershorit.
 
Presidenti i Senatit Italian Pietro Grasso, pasi përshëndeti pjesëmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë në Konferencën e Romës, theksoi se Italia është gjithnjë pranë dhe përkrah Shqipërisë përgjatë procesit të integrimit evropian dhe vuri në dukje se reformat kyçe duhet të avancojnë duke u mbështetur në vullnetin e brendshëm politik të Shqipërisë, me mbështetjen e partnerëve evropiane. Në këtë kuadër, theksoi Grasso, Italia nuk do t'a kursejë mbështetjen e saj.
Meta dhe Grasso vlerësuan gjithashtu prezencën dhe kontributin e komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar të ardhur në Itali duke vënë në dukje se si shqiptarët në Itali, ashtu edhe italianët në Shqipëri përbëjnë një urë solide bashkëpunimi dhe lidhje të fortë shpirtërore mes dy vendeve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar