Meta:Bashkëpunim me Malin e Zi
Pajoviç: Fqinjësi, paqe e stabilitet

Meta:Bashkëpunim me Malin e Zi<br />Pajoviç: Fqinjësi, paqe e stabilitet
Kryetari i Kuvendit Ilir meta është takuar sot me homologun e tij të Malit të Zi ku të dy kanë shprehur vullnetin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i Kuvendit ka thënë se Shqipëria ka mbështetur edhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe se sot Kuvendi do të miratojë edhe protokollin e anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Ne kemi vullnet për intensifikim midis dy parlamenteve dhe vendeve tona. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Ne synojmë rritje të cilësisë së bashkëpunimit mes dy qeverive në kuadër të procesit të integrimit të vendeve në BE. Shqipëria mbështeti anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Miqësia shqiptaro- malazeze është mjaft domethënëse për stabilitetin e rajonit’ tha Meta.

Por ai nuk la pa përmendur edhe komunitetin shqiptar që jeton në Mal të Zi ku ka kërkuar progres në këtë drejtim.

Inkurajojmë progresin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi.” Tha ai.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit të Malit të Zi Darko pajoviç tha se fqinjësia e mirë sjell paqe dhe stabilitet në rajon. Ai shtoi se marrëdhëniet e mira mes dy shteteve janë me rëndësi historike.

Ndërkohë, ai theksoi se anëtarësimi në NATO nuk ëhstë vetëm për siguri por edhe për paqe në rajon.

Marrëdhënies mes shteteve, me rëndësi historike. Amëtarësia për në NATO e BE nuk ka alternativë. NATO nuk është vetëm aleancë politike e sigurie, por garanci e sigurisë e paqes në Mal të Zi e rajon. Anëtarësimi në NATO ëhstë garanci e paqes. Falenderoj parlamentin e Shqipërisë për këtë përshpejtim. Jeni shteti i 5-të që do të ratifikoni protokollin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO

Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajovic 
Fjala e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare