Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu me tone ironike e ka quajtur politikën shqiptare një telenovelë, me protagonistë 4 figurat kryesore të saj.
“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.
Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.
Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.
Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.”, shkruan ai.
Spahiu shprehet se gjithçka e paraqitur prej tyre është një skenar perfekt për qytetarët, që siç i ka quajtur ai janë spektatorët, të cilët nuk e pranojnë që ky është një film dhe përloten në çdo seri.
Juristi thotë se në film ata vriten, ndërsa në realitet jetojnë të lumtur.