Meta: Berisha lë mandatin?! Do
bëj dhe unë ndonjë hata si doktori

Meta: Berisha lë mandatin?! Do<br />bëj dhe unë ndonjë hata si doktori
TIRANË - Për kryeparlamentarin Ilir Meta, ish- kryeministri Sali Berisha është një figurë që i duhet jo vetëm opozitës, por edhe mazhorancës për frymën që ai krijon në Kuvend.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e lënies së mandatit të deputetit Berisha, Meta tha se nuk e besoj që lideri historik i së djathtë të shkojë drejt bojkotit. 

Një arsye pse kjo nuk mund të ndodhë, sipas Metës - është se eksperienca e Berishës i duhet më të rinjve në Partinë Demokratike, duke lënë të kuptohet se ai i duhet edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Doktori është ndarë me kohë nga bojkoti dhe jam i bindur që do të vijojë të japë kontributin e tij dhe me eksperiencën e tij të ndihmojë edhe më të rinjtë në PD", tha Meta. 

Gazetarët këmbëngulën sërish të pyesnin se si do të ishte Kuvendit pa Berishën, ndaj mjfat i qeshur dhe me batutë, Meta e mbylli deklaratën e tij duke thënë: Mos më detyroni të them që po la doktori mandatin mund të bëj edhe unë ndonjë hata.

Ndërsa deputeti socialist, Pandeli Majko teksa nuk ka pranuar të flasë, më së shumti kanë folur gjestikulacionet e tij, me nënqeshje që nënkuptonin se, një gjë e tillë nuk mund të ndodhte dhe se nuk duhet që kjo deklaratë të kthehet në "çështje".

Redaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'