SHKODER - Kreu i LSI-së Ilir Meta ftoi sërish sot kryeministrin Berisha “të ngrihet mbi interesat e ngushta, e kalkulimet e 23 qershorit e t’i thotë po miratimit të tre ligjeve sipas kompromisit të ofruar nga LSI që këto ligjet të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri.

“Ndërkohë që PS e ka pranuar kompromisin jam i zhgënjyer që kreu i PD bën sikur nuk e kupton duke kërkuar që ligjet të miratohen siç janë e të hyjnë në fuqi menjëherë. Prioriteti i tyre nuk ka qenë zbatimi i 33 ligjeve por mbushja e Gjykatës së Lartë me militantë partiakë. Por unë shpresoj e dëshiroj të jem i gabuar dhe |Berisha të thotë që për hir të Shiqërisë ta pranojmë kompromisin e Shqipëria të hedhë një hap më tej për integrimin” tha Meta ku prezantoi kandidatët e LSI-së për qarkun e Shkodrës. Ai u shpreh i bindur se Shkodra më 23 qershor do të votojë LSI-në

Meta shpjegoi dhe arsyen pse kërkon të miratohen ligjet me kompromisin e ofruar.
“Duke kërkuar si kompromis që këto ligje të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri, aryseja ka të bëjë pikërisht me faktin se nuk mjafton vetëm të miratojmë ligje, por e rëndësishme është të respektojmë frymën e ligjit. Bëhet fjalë për institucione e reforma shumë të rëndësishme. Do nënvizoja rëndësinë që ka miratimi i ligjeve për Gjykatën e Lartë në funksion të zbatimit të ligjit për gjykatën Administrative “

Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)