TIRANE - Në forumin ekonomik me temën “Zhvillim ekonomik i qëndrueshëm dhe punësim për të rinjtë”, kreu i LSI-së u shpreh se situata e biznesit në vendin tonë është mjaft e vështirë. Ai tha se nuk ka strategji të qartë që vendi të mos bjerë në recesion.
“Banka Botërore vlerësonte se ekonomia u rrit vetëm 0.5 për qind, tre muajt e parë. Pra, jemi pranë recesionit. Në këtë situatë, kur kemi një thellim të defiçitit tregtar, rritje të borxhit publik, përtej limiteve të pranueshme, kur klima ndaj biznesit është bërë gjithmonë e më e vështirë, kur ka probleme të shumta, sigurisht që ka shumë këmbana që kërkojnë një kthjelltësi dhe orientim të shpejtë jo vetëm për masa stabilizuese, por edhe ristrukturim të modelit ekonomik”,-tha Meta, duke shtuar se në këtë mënyrë vendi do të ketë një ekonomi që prodhon dhe që orientohet nga eksportet.
“Remitancat janë në rënie. Ka probleme të tjera që kanë të bëjnë me politikën e taksave. Kemi theksuar që duhen vënë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Duhet të shkojmë drejt një ekonomie që eksporton. Duhet rritur punësimi, një problem shumë i madh për vendin tonë. Në këtë mënyrë do të kemi një ekonomi dinamike, që njeh vazhdimisht rritje”,-theksoi kreu i LSI-së.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com