Meta-Blushit: I thashë Ramës
të të bëjë ministër, por gabova

Meta-Blushit: I thashë Ramës<br />të të bëjë ministër, por gabova
Në mungesë të PD, e cila vijon bojkotin, Ben Blushi ka qenë opozita e vetme sot në Kuvend.

Por deklarata e tij u replikua nga kryeparlamentari Meta që zbuloi për herë të parë dhe ndërhyrjen e të vetme që ai tha se ka bëre tek Rama në emër të Blushit.
 
Ish-deputeti i PS, aktualisht drejtues i LIBRA-s akuzoi kryeministrin Rama për ndryshimet në qeveri, ndërsa kryetarin e Kuvendit e cilësoi si shkakun e largimit të Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm.
 
"Rama shiti ministrat në tregun e koalicionit. Ministrat u hoqën si taksë për koalicionin me Ilir Metën. Saimir Tahirin e hoqi Ilir Meta" tha Blushi.
 
Blushi ironizoi lëvizjet në kabinetin qeveritar me ligjin për kozmetikën që u miratua kur u shpreh se 'Merr një buzëkuq, jep një rimel. E bëtë qeverinë kinkaleri të pastër dhe kjo nuk më pëlqen. Sot askush nuk flet nga ju për këtë, por flisni për produktet kozmetike për kinkaleri".
 
Por pas fjalës së tij nuk mungoi replika nga Ilir Meta, i cili ka zbuluar se ka ndërhyrë te Rama në vitin 2013 që Ben Blushi të ishte në kabinetin qeveritar, por sipas tij më mirë që nuk u bë.
 
Meta e cilësoi Blushin si politikan të paprovuar, ndërsa ironizoi kur u shpreh se u përmenda më shumë se politikanët e vjetër nga një politikan i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër.
 
"Faleminderit për këtë fjalim historik dhe meqë dëgjuam një fjalim historik, unë u përmenda më shumë se politikanët e vjetër nga një politikan i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër.
 
Dua t'u them të gjithë ministrave dhe kandidatëve që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë zotit Rama është që parafolësi të bëhej ministër, por ndoshta mirë është që nuk u bë, pasi Shqipëria ka një alternativë të re një shpresë të madhe.
 
Një njeri i paprovuar asnjëherë ka të drejtë që të kërkojë të provohet dhe votohet
" iu përgjigj Meta, Blushit.
 
Edhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga Ben Blushi, i cili akuzoi se politika e vjetër po pengon reformën në drejtësi.
 
Ministri Ahmetaj tha se të gjithë janë të bindur dhe të vetëdijshëm që reforma në drejtësi e çon Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Rama, pasi ndodhet në Sarajevë.

13:20 Procesi i Vettingut, nuk do të pranohen kandidatura të reja
Ndryshon procedura për anëtarët e komisioneve të Vettingut. Përmes një projektvendimi që u miratua në seancën e sotme plenare nuk lejohet që të ketë aplikime të reja, por vetëm ata që kishin mungesë dokumentacioni ti plotësojnë.
 
Kuvendi ndryshoi procedurat pas refuzimit të Avokatit te Popullit për të rihapur aplikimet për anëtarë të Komisionit të Vettingut.
 
Pas miratimit në Kuvend, Avokati i Popullit do të pranojë vetëm plotësimin e dokumentacionit për kandidatët e vjetër.
 
Në datë 6 Mars Parlamenti vlerësoi se 21 kandidatët e publikuar nga Avokati i Popullit të cilët plotësojnë kriteret, janë të pamjaftueshëm pasi duhen 27 emra për funksionimin e komisioneve të Vettingut duke rikthyer listën.
 
13:00 Kuvendi shkarkon Enkeleda Shehin nga Mbikqyrja Financiare, LSI kundër
Me 55 vota pro dhe 20 kundër me votim të fshehtë është shkarkuar drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi.
 
Edhe pse votimi ishte i fshehtë, referuar faktit që LSI votoi kundër shkarkimit të Shehit në Komisionin e Ekonomisë një javë më parë i njëjti qëndrim duket se është mbajtur edhe sot në seancën plenare. 

Opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend për shkak të bojkotit, ndërsa më herët ka kundërshtuar shkarkimin e Shehit duke e cilësuar si lëvizje të Ramës për të kapur këtë institucion.
 
Kuvendi ka votuar edhe anëtarin e ri të AKEP, i cili do të jetë Alban Karapici. Në votimin e fshehtë ai mori 72 vota pro dhe 1 kundër.
 
Gjithashtu Kuvendi miratoi edhe vendimin për procesin e Vettingut që parashikon që Avokati i Popullit të pranojë dokumentacion vetëm për kandidatët e vjetër dhe jo të rinj.
 
Në seancë u miratua edhe projektvendimi për produktet kozmetike dhe kalendari 3 javor i punimeve të Kuvendit.

11:57 Ahmetaj-Blushit: Reforma në drejtësi, kryereforma
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi, i cili akuzoi se politika e vjetër po pengon reformën në drejtësi.
 
Ministri Ahmetaj tha se të gjithë janë të bindur dhe të vetëdijshëm që reforma në drejtësi e çon Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.
 
Politika e re sjell reforma. Politikë e vjetër është ajo që pengon reformën në drejtësi. Nëse mendon se politikë e vjetër është mosha, është gabim konceptual, pasi politikë e re është ajo që sjell të renë në vend, sjell reforma e reforma në drejtësi është realisht platforma ku qëndron e reja.
 
Dhe reforma në drejtësi është platforma ku do të duhet të qëndrojë republika e re.
 
Eshtë një platformë e domosdoshme për të dhenë më shumë garanci, për më shumë investime dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian
”, tha Ahmetaj. 

11:50 Meta: Më mirë që s'u bërë ministër se Shqipëria ka projekte më të mira
Por në përfundim të fjalës së tij nuk ka munguar replika nga Ilir Meta, i cili ka zbuluar se ka ndërhyrë te Rama që Ben Blushi të ishte në kabinetin qeveritar.
 
Meta e cilësoi Blushin si politikan të paprovuar, ndërsa ironizoi kur u shpreh se u përmenda më shumë se politikanët e vjetër nga një politikan i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër.

"Faleminderit për këtë fjalim historik dhe meqë dëgjuam një fjalim historik, unë u përmenda më shumë se politikanët e vjetër nga një politikan i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër.
 
Dua tu them të gjithë ministrave dhe kandidatëve që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë zotit Rama është që parafolësi të bëhej ministër, por ndoshta mirë është që nuk u bë, pasi Shqipëria ka një alternativë të re një shpresë të madhe. Një njeri i paprovuar asnjëherë ka të drejtë që të kërkojë të provohet dhe votohet
" iu përgjigj Meta Blushit. 



11:30 Ndryshimet në qeveri, Blushi në Kuvend: Tahirin e hoqi Meta
Në mungesë të opozitës, e cila vijon bojkotin, Ben Blushi ka qenë opozita e vetme sot në Kuvend. Ish-deputeti i PS, aktualisht drejtues i LIBRA-s u shpreh se Edi Rama nuk dha asnjë shpjegim për ndryshimet në qeveri, ndërsa sipas tij ishte Ilir Meta ai që largoi Tahirin nga posti i Ministrit të Brendshëm.

"E bëtë qeverinë kinkaleri të pastër. Rama duhet të shpjegojë pse u ndryshua qeveria, pasi ndryshohen kur dështojnë reformat, kur nuk ka vende pune dhe rritet korrupsioni.
 
Edi Rama nuk e tha këtë gjë, por spiku një standard të ri, pasi tha se po i shkarkoj se kanë punuar shumë mirë. Pra të punosh mirë, nuk ka pse të jesh në qeverinë time dhe nuk kuptoj si vini sot si një shumicë e shpartalluar.
 
Ju shiti Rama në tregun e koalicionit. Publiku duhet të dijë pse u ndryshua qeveria, ju flisni për produktet kozmetike dhe jo për këtë.
 
Sot vendi është kanabizuar, rend nuk ka, investime nuk ka, kostoja e shëndetit është rritur.
 
Zgjodhët partinë para Shqipërisë, këtë tha edhe Rama, interesi partiak para interesit publik, pasi duke qenë ministra humbin vota.
  
Ministrat u hoqën si taksë për koalicionin me Ilir Metën për ta futur në koalicion. Iliri hoqi Saimirin, Edi vendosi Fatmirin" tha Blushi.


11:00 Rendi i ditës në Kuvend
Në rendin e ditës projektvendimet më të rëndësishme janë shkarkimi i Drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi dhe projektvendimi për emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
 
Kujtojmë që Shehi u shkarkua një javë më parë nga Komisioni i Ekonomisë pa votat e LSI dhe PD, sot do të votohet kërkesa në Kuvend.
 
Enkeleda Shehi është gruaja e kreut të LZHK, Dashamir Shehi, ndërsa shkarkimi është kundërshtuar fort nga opozita, e cila e ka cilësuar si kapje të këtij institucioni lëvizjen. 
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS