Meta: Bosnja të ndryshojë
qëndrimin ndaj njohjes së Kosovës

Meta: Bosnja të ndryshojë<br />qëndrimin ndaj njohjes së Kosovës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka kërkuar kryetarit të Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës Ognjen Tadić që të ndryshojë qëndrimin e saj për njohjen e Kosovës, si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Gjatë një takimi që Meta pati me Tadic, ai ka renditur edhe disa pika kryesore se ku Shqipëria duhet të fokusohet për bashkëpunimin me Bosnje-Hercegovinën. Sipas tij,puna e përbashkët duhet fokusuar në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë.
 
Meta dhe Tadić ndanë bindjen se duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve, Kryetari i Dhomës së Popullit të Bosnje-Hercegovinës Ognjen Tadić shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut në Tiranë dhe theksoi se Bosnje-Hercegovina e vlerëson mbështetjen e gjithanshme të Shqipërisë, si një vend që tashmë po njeh një zhvillim të dukshëm.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike