Gjermania mbështet të gjitha reformat të cilat bëjnë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kjo është garancia që ka marrë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nga Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Ralf Brauksiepe.
Gjatë një takimi të përbashkët, Dr. Brauksiepe vlerësoi më tej progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe shprehu mbështetjen e Gjermanisë për avancimin me axhendën e reformave kyçe në kuadër të integrimit evropian, proces që i shërben forcimit të institucioneve demokratike në vend.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian të vendit, si një kontribut tepër i vyer në drejtim të sigurisë rajonale dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Brauksiepe pasi vlerësoi rolin konstruktiv dhe mbështetës të Shqipërisë ndaj të gjithë fqinjëve të saj, theksoi se është detyra e çdo vendi anëtar të NATO-s të punojë edhe më shumë në shërbim të rritjes së rolit dhe efikasitetit të Aleancës, veçanërisht në këto momente sfidash globale të terrorizmit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të kontinentit.

Në këtë kuadër u vlerësua vendimi i Aleancës për të ftuar Malin e Zi në gjirin e saj, si një vlerë e shtuar për përforcimin e parametrave të sigurisë përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe si një sinjal i qartë për të ardhmen euro-atlantike të rajonit.

Në përfundim, duke biseduar mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, Meta dhe Brauksiepe vlerësuan mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit maj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com