Meta çel sezonin veror në Velipojë:
Keti për Shkodrën, projekti i duhu

Meta çel sezonin veror në Velipojë:<br />Keti për Shkodrën, projekti i duhu
SHKODER - “Keti për Shkodrën” është projekti i madh ndryshues për metropolin verior, i cili falë investimeve të qeverisë do rikthehet ndër qytetet më të rëndësishëm në rajon.

Garancia për këtë shkodranëve u është dhënë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht lider i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili ishte në Velipojë në kuadër të çeljes së sezonit veror dhe në aktivitetin e organizuar me këtë rast, “Summer Fest Velipoja 2”.

“Dua të uroj të gjithë banorët e Velipojës dhe të gjithë Shkodrës një sezon të mbarë turistik, një sezon të mbarë pranveror dhe veror dhe jam i sigurt se vitin tjetër kushtet do të jenë akoma më të mira për arsye, sepse Bashkia e re e Shkodrës, për të cilën ju do të votoni në 21 qershor, do të bëjë gjithçka edhe me mbështetjen e qeverisë, edhe me mbështetjen e deputetëve, në mënyrë që standardi  këtu në Velipojë për të gjithë pushuesit të jetë ai më i merituari, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat për të pasur më shumë mundësi, jo vetëm për të pushuar, por edhe për t’u argëtuar”, - tha  Meta. 

Lideri i LSI-së gjatë fjalës së tij theksoi se 21 qershori është një ditë ku shkodranët do vendosin për një të ardhme me të mirë dhe këtë sipas tij e garanton vota për koalicionin e majtë. 

 “Unë besoj se 21 qershori është një datë shumë e rëndësishme për të gjithë ju, sepse keni mundësi që t’i jepni jetë dhe t’i jepni një nxitje të fortë një projekti të madh dhe transformues të qytetit ‘Keti për Shkodrën’. Është një projekt i krijuar nga ju, nga vetë ambienti dhe mjedisi shkodran. Keti para disa vitesh ka qenë një prej jush, edhe ka arritur me vizion, me pasion, me këmbëngulje, jo vetëm të studiojë, jo vetëm të fillojë gjithçka pothuajse nga zero, por të ndërtojë një projekt të saj mjaft të suksesshëm, duke arritur të punësojë me qindra njerëz dhe jam i sigurt se ky projekt është në thelbin e atij projekti që ajo ka për të gjithë Shkodrën, për të gjithë Bashkinë e Shkodrës që në këtë mënyrë të garantojë sukses dhe të ardhme për çdo qytetar të Shkodrës dhe për çdo vajzë dhe djalë të këtij qyteti,në mënyrë që këto bukuri përrallore, këto resurse të jashtëzakonshme, që bashkohen në bashkinë e re të Shkodrës, që shtrihen nga bregdeti i mrekullueshëm i Velipojës e deri në Alpet e jashtëzakonshme të Thethit, të gjitha të kthehen në një burim punësimi dhe begatie në radhë të parë për qytetarët e Shkodrës, në mënyrë që fjalët ‘varfëri’ dhe ‘papunësi’ të mos ekzistojnë në Bashkinë e re të Shkodrës dhe sigurisht që kjo nuk është diçka e lehtë dhe kjo nuk është diçka që mund të imponohet nga lart”, - theksoi Meta.

meta keti

Meta shtoi ndër të tjera se kandidatja e majtë Keti Bazhdari bukuritë natyrore te Shkodrës do t’i shfrytëzojë për të gjeneruar vende pune dhe rritje ekonomike.

 “Keti është simboli i një vajze shkodrane të rritur me vështirësi dhe plot sfida dhe mbi të gjitha me një besim të jashtëzakonshëm suksesi. Me një pasion të jashtëzakonshëm për të fituar në jetë përmes punës dhe përmes sakrificave. Keti është një garanci se ajo nuk e kërkon vendin e Kryetares së Bashkisë për t’i gjetur punë vetes, sepse Keti ka arritur të punësojë me qindra gra dhe vajza  dhe punonjës në sipërmarrjet e saj. Kjo nuk është një gjë e lehtë të ndodhë, qoftë edhe këtu në Shkodër, por edhe kudo tjetër”, - tha z. Meta duke shtuar se mbi të gjitha, projekti “Keti për Shkodrën” është një projekt i suksesshëm sepse ajo ka gjithëpërfshirjen si flamur të gjithë punës së saj.

“Keti nuk ka ndërmend të ndajë shkodranët në të majtë e në të djathtë. Ajo vetë është nga origjina e saj dhe nga gjithë historia e saj një mishërim i gjithë atyre traditave të mira të shkodranëve, i vështirësive, i sakrificave që ata kanë kaluar në të shkuarën e largët, por edhe i përjetimit të gjithë këtyre sfidave që Shkodra ka përjetuar gjatë këtyre dy dekadave. Por mbi të gjitha, ajo është mishërim i pasionit të Shkodrës dhe i shkodranëve për të mbetur dhe për të qenë gjithmonë evropianë. Jo me fjalë, por me vepra dhe me arritje të prekshme. Ndaj votoni për Keti Bazhdarin, në mënyrë që Bashkia e re e Shkodrës të jetë një simbol në të gjithë Shqipërinë i përkushtimit për të arritur standardet evropiane në shërbimin ndaj qytetareve nga Velipoja e deri në Theth”, -
tha kryeparlamentari Meta.

Kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë, “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, Keti Bazhdari vlerësoi energjinë e të rinjve, duke garantuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë së re të Shkodrës për rininë.

“Edhe ne në Shqipëri duhet ta nisim këtë fushatë, sepse ju jeni energjie  pastër, ju jeni pasion, ju jeni sinqeriteti dhe ne na duhet shumë që t’i japim një frymë tjetër vendit dhe një frymë tjetër Shkodrës. Shkodra ka nevojë për ta parë me sy ndryshimin dhe ju jeni ndryshimi që ne duam të shohim. Prandaj bashkohuni, mbështesni fort. Kam për t’ju mbështetur, nuk kam për të qenë thjesht kryetarja juaj, por kam për të qenë mikja juaj. Më mbështesni që ta ndryshojmë Shkodrën nga Thethi e deri në Velipojë. Ta shpallim Velipojën qytet të dytë të Shkodrës.  Dua që në çdo hap timin, gjatë fushatës dhe pas saj, t’ju kem në krah”, - theksoi kandidatja e përbashkët e së majtës, Keti Bazhdari. 

Në këtë aktivitet, Ilir Meta shoqërohej dhe nga deputetët e Shkodrës, Agron Çela, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos