Meta-Crnadak: Bashkëpunim në
turizëm, Shqipëria potencial të madh

Meta-Crnadak: Bashkëpunim në<br />turizëm, Shqipëria potencial të madh
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, Igor Crnadak, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u shpreh interes për thellimin e tyre.

Meta theksoi nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike, përmes një pranie më të madhe të kompanive boshnjake në Shqipëri, e veçanërisht në fushën e turizmit, ku Shqipëria ofron një potencial të madh.

Nga ana e tij, Crnadak, pasi vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit të integrimit Euro-Atlantik të Bosnjë Hercegovinës, vlerësoi veçanërisht nënshkrimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve me karta identiteti, gjë që do të nxisë turizmin dhe do të shtojë fluksin e vizitave të qytetarëve midis dy vendeve tona.

Në përfundim të takimit u shpreh vlerësimi i përbashkët për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve të rajonit, si shtylla që garantojnë prosperitet, paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A