Meta-Cungu: Shqiptarët e Malit të
Zi të bëhen bashkë për të drejtat

Meta-Cungu: Shqiptarët e Malit të<br />Zi të bëhen bashkë për të drejtat<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. Presidenti Meta vleresoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi, në forcimin e marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për Pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe integrimet evropiane të Malit të Zi. 

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e përmirësimi dhe shtimin e pikave të kalimeve kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar në Sukobinë – Moriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë të kalimit kufitar, duke pasur parasysh që kjo pikë e kalimit kufitar është e projektuar për kalimin e 400 mijë personave dhe tani ka tejkaluar mbi 2 milionë persona në vit.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti që mbrojnë drejtpërdrejtë interesat e tyre. "Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit te Zi" - theksoi Presidenti Meta.

Nga ana e tij, kreu i partisë Forca Demokratike e Malit të Zi, Nazif Cungu kërkoi ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë të autoritet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhor në Mal të Zi, i cili do të përmirësonte dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin e vendit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme