Meta: Deklarata e Erdogan për Gulen
s’ka lidhje me raportet tona historike

Meta: Deklarata e Erdogan për Gulen<br />s’ka lidhje me raportet tona historike
TIRANE – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha sot se deklaratat e presidentit Erdogan për mbylljen e shkollave të ish-aleatit të tij Fetullah Gulen në vendin tonë, nuk kanë lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë.
 
"Raportet midis Shqipërisë dhe Turqisë janë historike dhe janë me shumë të ardhmen. Në këtë drejtim unë besoj se duhen ndarë ato që janë prioritete të përbashkëta të bashkëpunimit të cilat ne i mbështesim dhe i inkurajojmë edhe në vijim të traditës së shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve me qëndrime të caktuara, të cilat në fakt nuk kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me marrëdhëniet mjaft solide midis dy vendeve. Ndërsa për çështjen në fjalë besoj se përgjigja e Ministres së Arsimit është përgjigja më adekuate", - tha Meta.
 
Në një prononcim për gazetarët nga kryesia e Kuvendit, Meta preku edhe situatën e tensionuar politike në Maqedoni dhe ngjarjen në Kumanovë, ku bëri apel që forcat politike shqiptare në Shkupin zyrtar të bashkëpunojnë.
 
"Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet më të përkushtuara dhe më të sinqerta për të mbështetur stabilitetin e Maqedonisë dhe gjithë procesin e saj të integrimit euro-atlantik. Dhe Shqipëria shpeshherë e ka dëshmuar këtë në mënyrë konkrete dhe në mënyrë të vazhdueshme. Njëkohësisht shqiptarët në Maqedoni kanë bërë gjithnjë përpjekjet e tyre në këtë drejtim dhe mesazhi ynë për të gjitha forcat politike shqiptare në Pogradec, por edhe në vijimësi, është që përmes një procesi të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe konsultimi midis tyre të potencojnë më tej rolin e tyre si faktor stabilizues, demokratizues dhe europianizues të Maqedonisë, në mënyrë që përmes këtij procesi politik shqiptarët në Maqedoni të kenë të drejta krejtësisht të barabarta me gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë, sepse kjo e bën Maqedoninë një vend më evropian dhe më demokratik, por kjo e bën edhe një vend shumë më të sigurt dhe shumë më të stabilizuar. Dhe në këtë drejtim ne e shpresojmë dhe inkurajojmë të gjitha forcat politike shqiptare pavarësisht nga dallimet e ngushta partiake apo politike që ato kanë që të vijojnë bashkëpunimin e tyre"
, tha Meta.
 
Dalja publike e kryeparlamentarit Meta ishte me rastin e një urimi për takimin e stabilizim asociimit që u zhvillua në Bruksel, me pjesëmarrjen e ministrave Bushati e Gjosha, si dhe kryetares së komisionit parlamentar të Integrimit Majlinda Bregu.

ilir meta kryesia

“Dëshiroj të përshëndes zhvillimin mjaft të suksesshëm të Këshillit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dje që dëshmoi për progresin e arritur nga vendi ynë në drejtim të mjaft reformave kyçe për procesin e integrimit evropian gjë që gjen vlerësimin dhe inkurajimin e këtij këshilli dhe që na obligon për të vazhduar në këtë drejtim të sigurt duke demonstruar progres të vazhdueshëm dhe të prekshëm në mënyrë që në momentin më të përshtatshëm vendi të marrë edhe rekomandimin për hapjen e negociatave”,
tha Meta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve