Meta dekoron personalitete të shquara të Tiranës, mes tyre Mirela Bogdani anëtare e Këshillit Kombëtar të PD (VIDEO)

TIRANË-Me titullin ‘Për Merita të Veçanta Civile’, Meta ka nderuar pedagogen Mirela Bogdani, e cila është dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD si dhe e përzgjedhur nga anëtarësia si kandidate për deputete. Mes të dekoruarve ishte edhe Klodiana Toptani që mori titullin ‘Për Merita të Veçanta Civile’, dhe muzikanti Zamir Këlliçi e violinisti Kujtim Vorpsi morën titullin ‘Mjeshtër i Madh’.Meta në fjalën e tij tha se vlerat kulturore të Tiranës janë shumë të rëndësishme dhe duhet të bëjmë çmos për t’i ruajtur ato. Ndër të tjera kreu i shtetit u shpreh se se arritjet e këtyre artistave dhe personaliteteve na kanë bërë krenarë dhe se duhet që të gëzohemi për arritjet e tyre.

“Tirana përbën qendrën më me vlerë të mendimit të përparuar, energjisë rinore, kapaciteteve krijuese dhe intelektuale në çdo fushë të jetës, në arsim, në shkencë, në art, në sport, në kulturë dhe folklor. Ne të gjithë gëzohemi për arritjet e kryeqytetit, ashtu sikurse ndjehemi të trishtuar nga shembja dhe braktisja, për fat të keq të shumë vlerave të çmuara monumentale dhe historike të tij. Në këtë betejë të gjatë, midis ruajtjes së traditave e trashëgimisë sonë të pasur kulturore dhe shkatërrimit, kam qenë përherë pranë shqetësimit më të thellë qytetar dhe intelektual të komunitetit tiranas dhe të mbarë opinionit publik.  E vlerësoj faktin, që në këtë përballje aktivistet e shquara, Mirela Bogdani dhe Klodiana Toptani kanë qenë përherë në ballë të manifestimeve, tubimeve dhe debateve për mbrojtjen e kësaj pasurie të çmuar kulturore të kryeqytetit dhe të vendit tonë.  Ndaj sot pata kënaqësinë, që këto dy qytetare kaq aktive, t’i nderoja me Titullin fisnik ‘Për merita të veçanta civile’, duke i inkurajuar edhe më tej në rrugën e jashtëzakonshme të mbrojtjes së vlerave dhe të trashëgimisë historike, etno-kulturore e shpirtërore të Tiranës”, shkruan Meta.

Mirela Bogdani dhe Ilir Meta 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë