Meta dekoron Visho Ajazin, s’ka
ende vendim për Helidon Bendon

Meta dekoron Visho Ajazin, s’ka<br />ende vendim për Helidon Bendon<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka ende një vendim për dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo. Kreu i Shtetit ka dekoruar ish-kreun e SHISH, Visho Ajazin, duke i dorëzuar "Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, ku i pranishëm ka qenë dhe Bendo, të cilin nuk e ka dekretuar e ende në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi ish-Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, zotin Visho Ajazi Lika me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës.

Presidenti Meta vuri në dukje rolin e zotit Visho Ajazi Lika, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe në veçanti, në luftën pa kompromis kundër trafikut të drogës, fenomene e sfida jetike që lidhen ngushtë me sigurinë kombëtare.
Gjatë ceremonisë Presidenti Meta theksoi se Shërbimi Informativ ka bërë detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe patriotizëm dhe në kushte mjaft të vështira, shpesh edhe nën presionin e politikës.

Forcimi i pavarësisë, integritetit dhe profesionalizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror është domosdoshmëri për të forcuar jo vetëm stabilitetin e sigurisë kombëtare të vendit, por edhe për të forcuar aftësitë e Shqipërisë për të eksportuar në vendet fqinje dhe partnere më shumë siguri e sa më pak probleme.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën