Meta:Deri në 2017 do punësojmë të
 gjitha gratë që duan punë në Vorë

Meta:Deri në 2017 do punësojmë të<br /> gjitha gratë që duan punë në Vorë
Deri në 2017-ën, nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës nëse do të punojë”. Ky ka qenë premtimi elektoral i kryetarit te LSI-së Ilir Meta në takimin që ka zhvilluar me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Vorës teksa ka prezantuar dhe kandidatin e majtë për kreun e kësaj Bashkie, Luan Sallaku. 

Gjatë fjalës së tij, Meta vlerësoi forcën e gruas në shoqërinë shqiptare dhe vullnetin e mirë mes mazhorancës PS-LSI që çoi në miratimin e ndryshimeve ligjore për një përfaqësim të barabartë të femrave edhe në jetën publike. 

Unë besoj se edhe iniciativat që janë ndërmarrë, edhe fakti që për herë të parë u bë me ligj në Parlament që 50 për qind të listave të këshillave bashkiake të përbëhen nga gra dhe vajza dhe 50 për qind nga burrat, është një tregues i vendosmërisë sonë për të realizuar sa më shpejt barazi të plotë gjinore kudo. Në të ardhmen do të punojmë që edhe në Parlament të bëhet kjo gjë”, tha Meta. 

Duke shprehur dëshirën për një ndryshim të fortë për Vorën, Meta theksoi se kjo zonë ka mundësi potenciale për të hapur fabrika të reja apo për të zhvilluar investime në fushën e bujqësisë, agro-përpunimit, për eksporte, në drejtim të industrisë etj. Pikërisht në mbështetjen që kjo forcë politike dhe mazhoranca do i japë biznesit të Vorës, shihet dhe prespektiva e mirë e hapjes së vendeve të reja të punës e një shans i mirë sidomos për gratë e vajzat e asaj zone. 

Duke vlerësuar reformën e re territoriale, kreu i LSI-së Meta theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm mes qeverise dhe njësive vendore është çelësi për zgjidhjen e problemeve reale të Vorës dhe gjithë Shqipërisë. 

Sipas Metës, këtë bashkëpunim në ndihmë të zhvillimit nuk mund ta bëjë një person i cili nuk komunikon me kryeministrin apo me ministrin perkates per hallet konkrete por do të jetë peng i partisë së tij. 

“Kjo është një aleancë kaq e fuqishme që besoj të gjithë e kanë të qartë, është një aleancë e fuqishme afatgjatë. Jo thjesht për të fituar zgjedhjet sepse nuk është ky qëllimi ynë, por është një instrument për të zgjidhur problemet që kanë njerëzit, për të ndihmuar Vorën që të ecë më shpejt dhe për të ndihmuar të gjithë Shqipërinë. Unë premtoj që ju do të keni përfaqësimin tuaj të duhur edhe në bashkinë e re të Vorës, do të keni përfaqësimin e duhur kudo në të gjitha nivelet . Ne do të jemi një mbështetje shumë e madhe për të gjitha gratë dhe vajzat e Vorës për të zgjidhur problemet tuaja me të cilat ju ndesheni çdo ditë pasi mbani peshën kryesore dhe në familje”, tha më tej Meta.
meta ne vore
Në këtë takim, Kreu i LSI-së, shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe zv. Ministrja e Arsimit,  Nora Malaj.
Kjo e fundit, edhe në rolin e anëtarës së Kryesisë së LSI-së, ka theksuar se vota në drejtimin e duhur për kandidatin e aleancës së majtë do të sjellë mirëqënie dhe një të ardhme më të sigurt. 
“Vora është zona më urbane - industriale. Vora është zona e cila me këto biznese të fuqishme që do të ndërtojnë dhe do të mbajnë standardin e ekonomisë së vendit, duhet të ketë gra dhe vajza të zonja”, theksoi znj. Nora Malaj.

Teksa kërkoi mbështetjen me votë të grave dhe vajzave të kësaj bashkie, kandidati i së majtës Luan Sallaku theksoi se “ju do të jeni forca më e madhe dhe besimplotë në këto zgjedhje”. 

Meta: Më shumë transparencë dhe shërbime me reformën e re territoriale
Gjatë takimit me strukturat dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në komunën Bërxull, e cila ndodhet nën administrimin e Bashkisë së Vorës. Kryetari Meta premtoi se në Bashkinë e re të Vorës do të bëhet pastrimi i të gjitha kanaleve vaditëse pasi toka e kësaj bashkie është tepër prodhuese. Pas zgjedhjeve vendore, do të ketë një transparencë maksimale përsa i përket të ardhurave e do të ofrohen më shumë shërbime cilësore për banorët e komunave që shkrihen me Bashkinë e Vorës. 

Nuk është bërë bashkimi i komunave me bashkitë e reja që njerëzve t’u shërbehet nga larg. Të gjitha shërbimet që deri tani janë marrë në komunën tuaj, prapë do të merren këtu dhe do të merren edhe shërbime të tjera të cilat do të merren edhe më mirë se sa tani”, u shpreh kreu i LSI-së.

Redaksia Online
(b.p/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit