Meta-Desir: Franca, partner i
rëndësishëm për zhvillimin e vendit 

Meta-Desir: Franca, partner i<br />rëndësishëm për zhvillimin e vendit 
TIRANË - Franca është një partner shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe në këtë drejtim inkurajohet rritja e bashkëpunimit të gjithanshëm, veçanërisht në drejtim të investimeve dhe shkëmbimeve tregtare. Kështu deklaroi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në takimin me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Harlem Desir.

Në takim, Meta i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Harlem Desir u shpreh se vizita e tij në Tiranë lidhet ngushtë me rikonfirmimin e mbështetjes së plotë të Francës për integrimin evropian të Shqipërisë duke theksuar se Franca është e vendosur të mos lejojë lodhjen nga zgjerimi të pengojë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Meta nënvizoi se pas reformës administrative territoriale Shqipëria është e vendosur të avancojë me reformën në drejtësi, e cila lidhet më të gjitha prioritetet kyçe të BE-së. Në këtë kuadër, ne vlerësojmë vizionin e pandryshueshëm të Francës për një Evropë solidare dhe të hapur, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Në përfundim Meta dhe Desir diskutuan edhe për zhvillimet në rajon, ku Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës vlerësoi rolin konstruktiv e të rëndësishëm që Shqipëria luan për forcimin e stabilitetit rajonal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje