Meta dhe Ahmetaj në Sarandë në
mbështetje të sipërmarrjes private

Meta dhe Ahmetaj në Sarandë në<br />mbështetje të sipërmarrjes private
SARANDË - Zhvillimi i turizmit përveç investimeve në infrastrukture ka nevojë edhe për investimeve cilësore nga ana e sipërmarrjes private.
 
Kështu është shpehur kreu u Kuvendit, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në inagurimin e një resorti turistik në qytetin e Sarandës.

Meta pohoi se investime të tilla vendosin një standart të ri në fushën e turizmit.

“Natyrisht që besoj se përmes këtij investimi Saranda duket edhe më e bukur seç ishte deri tani por është edhe një mundësi më e mirë për të qenë më e prekshme, më e dashur për të gjithë pushuesit, për të gjithë turistët dhe unë do të doja t’ju uroja udhë të mbarë ‘Santa Quarantas’ dhe gjithë atyre që përmes saj do ta prekin Sarandën dhe do dua atë gjithë e më shumë në të ardhmen”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit.
, - tha Meta.

sarande

Në të njëjtën linjë me kreun e kuvendit ishte edhe ministrti i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj.

“Investimi është shumë serioz, është nga më seriozët sot në Shqipëri dhe besoj se është dhe një kthesë për turizmin shortar, për cilësinë për standardet dhje për atë që duhet të bëjmë për vitet që vijnë. Është një investim rreth 3 milion euro, me 100 dhoma, pra një standard i ri për hotelerinë bregdetare shqiptare dhe me 100 të punësuar. Unë jam edhe akoma më i gëzuar se filozofia e mazhorancës e qeverisë, në mbështetje të kësaj industrie është duke funksionuar, duke u materializuar në këtë investim i cili për mua është shembull dhe pionier për zonën”,- u shpreh ministri Ahmetaj

Ndërsa, Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, znj. Floriana Koka pohoi se ndërtimi një resorti të tillë në Sarandë është një vlerë e shtuar për qytetin, por edhe për të gjithë Shqipërinë. 

Të pranishëmë në këtë ceremoni ishin edhe ministra të tjere të kabinetit Rama si dhe deputetë të zonës dhe sipërmarrës.

sarande
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open