Meta dhe Basha kundër importiti të mbetjeve në vend: Të ndalohet ligji! Sasia e plehrave tona po shton rreziqet e ndotjes

Meta dhe Basha kundër importiti të mbetjeve në vend: Të ndalohet ligji! Sasia e plehrave tona po shton rreziqet e ndotjes

Mbetje

Partia e Lirisë dhe PD e Demokratëve Euroatlantik e Lulzim Bashës janë shprehur kundër importiti të mbetjeve në Shqipëri.

Në një deklaratë për media, nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho është shprehur se ligji për të legalizuar biznesin e plehrave duhet që të ndalohet.

Ajo tha se ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve nuk sjell asgjë të re.

“Ligji për të legalizuar biznesin e plehrave duhet ndaluar me çdo mjet! Shqipëria nuk do të kthehet në koshin e mbetjeve të qeverisë, që ka prioritet plehrat. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik ligjin e ri për importin e mbetjeve. Ky ligj që duket qartë se është i porositur, si shumë ligje të tjera që qeveria i ka qepur si kostum për klientët e saj dhe ka nxituar t’i kalojë me shpejtësi, duke injoruar kundërshtimet e opozitës dhe shoqërisë civile.  Ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve ka qëllim të vetëm të qeverisë Rama: biznesin me plehrat”, tha ajo.

Ndërkohë, edhe zëdhënësja e PD e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat ka reaguar për projektiligjin e qeverisë për që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri.

Karabina sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit.

“Impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, pavarësisht se kanë harxhuar miliona euro dhe vazhdojnë duke e rritur koston financiare, tashmë janë kthyer në rrezik të madh mjedisor duke ndikuar drejtëperdrejtë në shëndetin dhe jetën e qyetarëve. Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes”, tha ajo.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Shkulnin bankomatet me kamion vinç dhe i grabisnin, arrestohen 7 shqiptarët e bandës! Strategji për sulmet, 500 mijë euro të vjedhura në 19 raste

Spanjë/ Shkulnin bankomatet me kamion vinç dhe i grabisnin, arrestohen 7 shqiptarët e bandës! Strategji për sulmet, 500 mijë euro të vjedhura në 19 raste