Gjatë inaugurimit, si Meta ashtu edhe Veliaj u shprehën se kur PS e LSI janë bashkë bëhen gjëra të mëdha.
"Shumë gjëra nuk do të ishin bërë nëse ne nuk do të ishim bashkë. Ne gjithashtu do të korrigjojmë të gjitha mangësitë tona. Puna e Erion Veliaj është e dukshme", tha Meta.
Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë Veliaj u shpreh se koalicioni PS- LSI ka ndryshuar Tiranën por dhe me Reformat e marra kanë bërë një shtet.
"Unë jam sot këtu bashkë me kryetarin e Kuvendit, si dëshmi e një fakti që kur ne jemi bashkë bëjmë gjera që vec e vec janë të pamundura. Kur isha ministër mbaj mend që jo vetëm reforma territoriale nuk do bëhej nëse nuk ishim bashkë po shumë reformat të tjera nuk do të realizoheshin. Unë besoj fort që nëse PS dhe LSI do kishin vullnet për një reformë pensionesh do të kishim një sukses. Sot kemi shmangur kolapsim, sot marrin pensione edhe mbi 240 mijë lekë sac ka qenë tavani për ata që kanë shumë vite punë dhe që kanë dhënë kontribute", tha Veliaj.
[gallery]21822[/gallery]
Meta: Nuk do flas si socialist dhe pse jam më i vjetër se Rama e Veliaj
Fjalimin e tij Meta e ka nisur me një batutë ku iu drejtua qytetarëve se nuk do të fliste si socialist edhe pse është i tillë prej një kohe më të gjatë se Rama dhe Veliaj.
Meta tha iu tha të pranishmëve se u çudit kur mori vesh se qytetarët kishin votuar doktor Halimi por pavarësisht kësaj fitorja e Veliajt nuk diskutohej.
Kreu i LSI ka lavdëruar Halimin për fushatën që ai bëri përballë Veliaj pasi sipas tij ka treguar një kulturë demokratike ku pas humbjes ai ka uruar kryetarin e ri.
"Unë nuk do të flas si socialist, jo se nuk jam PS dhe jo se jam socialist më i ri se Erioni Edi dhe Xhemali, jam i i vjetër se këta unë, por besoj se ju keni bërë mirë që keni votuar për doktor Halimin, nuk e dija, bile u habita kur Xhemali tha se ju kishit dyshime për Erionin si kryetar bashkie dhe meqë Erioni fitoi bindshëm, kuptohet fitorja e tij nuk diskutohej, pastaj Xhemaili me tha se kishit votuar për Halimin . Ju duhet ta dini që më mik se unë, doktor Halimin nuk e ka askush, sepse gruaja ime i ka lindur tre fëmijët duke u ndjeklur nga dr. Halimi. Ai bëri një fushatë shumë të mirë dhe u tregua shumë qytetar edhe pasi humbi dhe nuk ishte faji i tij që humbi, e uroi kryetarin e ri duke treguar një kulturë të re demokratike", tha Meta.