PESHKOPI - Gjatë prezantimit të kandidatëve në Dibër, kreu i LSI, Ilir Meta, tha se ky qark është i harruar dhe i braktisur nga qeveria, pasi në 8 vite nuk ka njohur asnjë investim. Meta tha se "papunësia në këtë vend është e lartë, dhe për këtë arsye dibranët duhet t'i japin ujë me bisht të lugës Berishës, dhe jo vota".
Në takimin elektoral në qytetin e Peshkopisë, kreu i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Ilir Meta, tha se ekipi i këtij qarku përfaqëson traditat më të mira të zonës dhe të gjitha shtresat.
“Jam pak i trishtuar, pasi Dibra është qarku më i harruar dhe më i braktisur nga qeveria Berisha, për sa i takon infrastrukturës. Edhe pas 8 vitesh qytetarët e këtij qarku, kanë më pak se 2-3 orë ujë në ditë, edhe pse janë bërë 7 milionë euro investime. T’i japin ujë Berishës me bisht të lugës dhe jo vota.”- tha Meta.
Sipas Metës "edhe "Rruga e Arbrit" që premtohet vazhdimisht, ska marrë asnjëherë zgjidhje".
META: NE DIBER NUK ESHTE BERE ASGJE PER PUNESIMIN
Duke u ndalur tek situata e vështirë ekonomike e qindra familjeve në këtë qark, kreu i LSI tha se “janë mbi 2 mijë familje në këtë qytet që jetojnë vetëm me asistencë sociale, pasi nuk është bërë asgjë për punësimin. Nuk ka politika nxitëse për të krijuar punësim, ndaj s’duhet të ketë më retorikë boshe”.
Meta tha se “tashmë ka ardhur koha për ndryshim, për t’i garantuar të ardhme fëmijëve tuaj”.
“Kjo është mungesë përgjegjësie sociale ndaj njerëzve. Programi i Lsi-së synon gjallërimin e shpejtë të bujqësisë, turizmit, biznesit, punësimit, ekonomisë. Pasi me 7 mln dollarë subvencione nuk i kemi dhënë aspak mbështetje fermerëve të Shqipërisë, pasi kjo është një shifër e papërfillshme në raport me mbështetjen dhe politikat subvencionuese që duhet të ketë vendi”, u shpreh kreu i LSI.
META: CDO POLITIKE E LSI KA NE FOKUS PUNESIMIN
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ftoi qytetarët e Dibrës që të votojnë këtë forcë politike për të sjellë rotacionin dhe për të mundësuar sa më shumë punësim. Duke u ndalur në programin që kjo parti ofron, Meta tha se “LSI ka çështjen e punësimit , si pikë të parë, të dytë, të tretë në programin e saj. Të gjithë politikat e LSI-së kanë në fokus punësimin, si ato të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, bizmnesit, turizmit, etj. Le të vëmë Dibrën në punë, Shqipërinë në punë, vetëm nëpërmjet LSI-së”.
Më tej, Meta tha se vota e qytetarëve do të sjellë rotacionin në qeverisjen e vendit.
“Është koha për ndryshimin e sigurt ku Shqipëria do të hyjë në 23 qershor. LSI është një forcë realiste me vizion europian, që ka treguar se di të vërë interesat e vendit mbi interesat e saj, një forcë që di të kontribuojë për interesat e vendit dhe ka mundësinë të ndihmojë Dibrën të ecë më shpejt”, theksoi Meta.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com