TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, procesit të integrimit evropian për vendet e rajonit dhe mbi bashkëpunimin ndër-parlamentar.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Dinosha ndanë bindjen se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të vijojë duke u forcuar dhe se në këtë drejtim, fokus i veçantë duhet vënë mbi intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare në të gjitha nivelet.
Duke biseduar mbi procesin e integrimit evropian, Meta vlerësoi angazhimin serioz të Malit të Zi dhe shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar me axhendën e reformave të nisura, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e perspektivës të qartë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në funksion të mbarëvajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com