Meta: Do armatos popullin
nëse Policia nuk lidh zagarët

Meta: Do armatos popullin<br />nëse Policia nuk lidh zagarët
TIRANE - Humb qetësinë Ilir Meta dhe bën thirrje për destabilizim.

Kreu i Kuvendit, ish-kreu i LSI dhe presidenti i zgjedhur i vendit Ilir Meta është treguar i papërmbajtur me deklaratën e tij nga Lezha ku ka vizituar kryeplakun e dhunuar të fshatit Rraboshtë, njëherazi kryetar i LSI i këtij fshati, Gjovalin Gjini. Ai bën thirrje për armatosje.

Populli do të armatoset po nuk i lidhi ata zagarë. Ja ta them unë, do e armatos unë popullin po nuk i lidhi Policia ata zagarë”, tha Meta teksa takoi babain e Gjovalin Gjinit. 



"Pabesi e Rilindjes në bashkëpunim me Policinë"
Meta më tej tha se kjo është pabesi e Rilindjes ndërsa shtoi se nëse lind nevoja, do i bëjnë presion Policisë pasi emrat e autorëve i kanë dorëzuar në Polici. Sipas tij, bashkëpunëtore ne kete krim është dhe Policia.

Nuk është ngjarje e re që ndodh në Lezhë. Për fat të keq bandat e Rilindjes janë njohur në të gjithë Europën për shkak, e për fat të keq të Lezhës. Rilindja tani doli qartë që thelbin e vet ka pabesinë dhe këto gjëra tani janë në ditët e grahmat e fundit të Rilindjes. Janë pritat e fundit që zë Rilindja për ti goditur pas shpine për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Padyshim këtë rilindja e bën në bashkëpunim me policinë. Kam folur dhe me ministrin e brendshëm. I kam bërë të qartë  që këto janë veprime nga persona që janë në kërkim nga policia dhe që duhet të arrestohen nga policia. Për shkak se janë militantë të rilindjes jo vetëm mbjedhin drogë që e di gjithë Lezha, por dhe kujtojnë se do të kenë fatin apo mundësinë që të përmbysin me dhunë vullnetin e qytetarëve me akte të tilla banditeske e kriminale. Nuk dua të flas më shumë për bisedën që kam bërë me ministrin. Dëshiroj që ai të marrë masa përpara se i gjithë populli i Lezhës të ngrihet e ti tregojë vendin kësaj bande e cila ka …

Ka ardhur një deklaratë e fortë që do të armatosni popullin nëse nuk arrestohen

Patjetër, populli i Lezhës ka të drejtë t'u thotë banditëve të cilët duan ta dhunojnë dhe t'u thotë dhe Policisë së Shtetit,  në rast se është Policia e Shtetit, që të veprojë. Janë në kërkim personat.  Të gjithë i dinë. Ia kam thënë dhe ministrit, i di dhe drejtori i policisë. I di akoma më mirë dhe shefi i komisariatit që nuk ka ardhur akoma për ti luftuar, por ka ardhur për t’i mbrojtur se ka dhe një kushëri që kandidon për rilindjen në Dibër. I di dhe personat e tjetër, prandaj të mos provokojnë më popullin e Lezhës, jo vetëm anëtarët e LSI-së por cdo force politike sepse nuk kanë shans e shpresë të thyejnë vullnetin e qytetarëve për të votuar të lirë. Unë jam këtu dhe do vij prapë. Ky është mik i familjes time gjithë jetën. Ky është viktimë e Rilindjes, pabesisë dhe bandave të saj, por Shqipëria edhe një javë ka përpara për tu ndarë nga këto banda, horra e vagabondë që nuk njohin as traditat jo më rregullat e shtetit ligjor

Po a ka dhënë Ilir Meta emra konkretë?

Po po ia kam thënë ministrit, do i them dhe publikisht. Shpresoj që të mos i bëj thirrje popullit të Lezhës të dalë para komisariatit të Lezhës e të merret me shefin e komisariatit të Lezhës

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi